Page 60 - Demo
P. 60
52 BIOLOGJIA 10 - 115.2 Vetitë e enzimave1. Të gjitha enzimat janë proteina. Kjo mund të duket e çuditshme, pasi disa enzima tresin proteina.2. Enzimat humbasin aktivitetin e tyre në temperatura të larta. Kjo ndodh sepse ato janë molekula proteinike, të cilat dëmtohen nga nxehtësia.3. Enzimat funksionojnë më mirë në një temperaturë të caktuar. Enzimat, të cilat gjenden në trupin e njeriut, zakonisht funksionojnë më mirë në temperaturën rreth 37oC (figura 5.4).5. Enzimat janë katalizatorë. Ato nuk ndryshojnë gjatë reaksioneve kimike që kontrollojnë, si dhe mund të përdoren në mënyrë të vazhdueshme. Kështu një sasi e vogël enzime mund të shndërrojë një sasi të madhe substrati në produkt.6. Enzimat janë specifike. Kjo do të thotë që secila lloj enzime katalizon vetëm një lloj reaksioni kimik.4. Enzimat funksionojnë më mirë në një pH të caktuar. pH-i është tregues se sa acide ose bazike është një tretësirë. Disa enzima funksionojnë më mirë në kushte acide (pH i ulët), ndërsa proteinat funksionojnë më mirë në pH neutral ose bazik (pH i lartë) (figura 5.5).Figura 5.4 Ndikimi i aktivitetit enzimatik nga temperatura.0 10 20 30 40 50 60Temperatura / °CShpejtësia e reaksionitFigura 5.5 Ndikimi i aktivitetit enzimatik nga pH-i.2pHShpejtësi e reaksionit4 6 8 10 pepsina (një proteazë e stomakut) shumica e enzimaveVeprimtari praktike 5.1Ndikimi i katalazës te peroksidi i hidrogjenitAftësitëA1 Përdorimi i teknikave, aparaturave dhe materialeveA3 Vëzhgim, matje dhe regjistrimA4 Interpretimi dhe vlerësimi i vëzhgimeve dhe të dhënaveGjatë kësaj veprimtarie është e këshillueshme të përdorni syze mbrojtëse. Peroksidi i hidrogjenit është një zbardhues i fuqishëm. Nëse ju bie në kontakt me lëkurën shpëlajeni me ujë të bollshëm.Katalaza gjendet në pjesën më të madhe të qelizave të gjalla. Ajo katalizon reaksionin:katalazëperoksid hidrogjeni ujë + oksigjen1. Lexoni udhëzimet. Vendosni çfarë do të vëzhgoni dhe masni dhe më pas vizatoni një tabelë rezultatesh.2. Hidhni 10 cm3 peroksid hidrogjeni në pesë provëza.3. Në secilën provëz shtoni një nga substancat e mëposhtme:a) disa copa patatesh të gjalla;b) disa copa patatesh të ziera;c) pak lëng frutash;d) një copë të vogël mëlçie;e) pak suspension majaje.4. Ndizni një shkop druri dhe fryjini derisa ai të bëhet prush. Futeni me kujdes shkopin deri në fund të provëzave tuaja.5. Mbajini shënim vëzhgimet tuaja dhe argumentoni përgjigjen.

