Page 61 - Demo
P. 61
53Temperatura dhe aktiviteti enzimatikShumica e reaksioneve kimike e rrisin shpejtësinë me rritjen e temperaturës. Kjo ndodh sepse molekulat e rrisin energjinë e tyre kinetike duke lëvizur më shpejt dhe si pasojë përplasen më shpesh me njëra-tjetrën. Gjithashtu, edhe enzimat takohen më shpesh me substratin e tyre në temperaturë më të lartë sesa në temperaturë më të ulët. Ato gjithashtu do të përplasen me më shumë energji dhe si pasojë rritet mundësia që reaksioni të ndodhë. (figura 5.4).Megjithatë, enzimat dëmtohen nga temperaturat e larta. Për shumicën e enzimave njerëzore, ky dëmtim fillon mbi temperaturën 40oC. Kur temperatura rritet mbi këtë vlerë, molekulat e enzimës fillojnë që ta ndryshojnë formën e tyre dhe qendra aktive nuk përputhet me substratin. Në këtë rast thuhet që enzima është çnatyruar. Temperatura në të cilën enzima bën që reaksioni të ecë me shpejtësi më të madhe quhet temperaturë optimale e saj. Enzima të ndryshme kanë temperaturë optimale të ndryshme. Për shembull, enzimat e sistemit tretës të njeriut, zakonisht kanë një vlerë optimale në temperaturën 37oC, ndërsa enzimat e bimëve e kanë vlerën optimale në temperaturën nga 28oC deri në 30oC. Enzimat e baktereve, të cilat jetojnë në burime ujërash të nxehta, mund të kenë një temperaturë optimale më të lartë se 75oC.Mos thoni që enzimat “vriten” nga temperatura e lartë. Enzimat janë substanca kimike dhe jo organizma të gjallë.Mbani mendpH dhe aktiviteti enzimatikpH i një tretësire ndikon në formën e një enzime. Shumica e enzimave marrin formën e duhur në pH 7, i cili është pH neutral. Në qoftë se pH bëhet shumë acid ose shumë bazik, atëherë ato çnatyrohen. Kjo do të thotë që qendra aktive nuk përputhet me substratin, kështu që enzima nuk e katalizon reaksionin (figura 5.5).Disa enzima kanë një vlerë optimale pH, që nuk është pH neutral. Për shembull, në stomakun tonë gjendet një enzimë, siç është proteaza, e cila ka pH optimal rreth 2, për shkak se stomaku përmban acid klorhidrik. Kjo proteazë duhet të jetë e aftë të funksionojë në këto kushte fortësisht acide.Kontroll njohurish5.7 Çfarë kuptoni me temperaturë optimale?5.8 Cila është temperatura optimale e enzimës në figurën 5.4?Veprimtari praktike 5.2Studimi i ndikimit të pH në aktivitetin enzimatik të katalazësAftësitëA1 Përdorimi i teknikave, aparaturave dhe materialeveA3 Vëzhgim, matje dhe regjistrimA4 Interpretimi dhe vlerësimi i vëzhgimeve dhe të dhënaveGjatë kësaj veprimtarie është e këshillueshme të përdorni syze mbrojtëse. Peroksidi i hidrogjenit është një zbardhues i fuqishëm. Nëse iu bie në kontakt me lëkurën shpëlajeni me ujë të bollshëm. Katalaza është një enzimë e zakonshme, e cila shërben si katalizator i shpërbërjes së peroksidit të hidrogjenit H2O2. Katalaza gjendet pothuajse në të gjitha llojet e qelizave të gjalla. Peroksidi i hidrogjenit është substancë helmuese, i cili formohet në qeliza. Reaksioni i shpërbërjes është: 2H2O2 2H2O + O2Shpejtësia e këtij reaksioni mund të përcaktohet nga shpejtësia e prodhimit të oksigjenit.Një mënyrë jo e drejtpërdrejtë, por e thjeshtë për të matur shpejtësinë e prodhimit të oksigjenit, është të vendosim një tretësirë katalaze mbi një copë letër filtri dhe më pas ta hedhim atë në një gotë kimike të mbushur me tretësirë H2O2. Fillimisht, letra zhytet, por ndërkohë që reaksioni vazhdon, në sipërfaqen e saj mblidhen flluska oksigjeni dhe ajo noton.(vazhdon ...)Kapitulli 5: Enzimat

