Page 62 - Demo
P. 62
54 BIOLOGJIA 10 - 11(... vazhdon)Kontroll njohurishA1 A kanë enzimat pH optimal? Nëse po, cili është ai sipas rezultateve tuaja?A2 A e mbështesin rezultatet tuaja hipotezën që dëshironit të provonit? Shpjegoni përgjigjen tuaj.A3 Cili është efekti i zierjes së ekstraktit?A4 Përse kuadratet e letrës së filtrit duhet të kenë madhësi të njëjtë?A5 Në pjesën më të madhe të eksperimenteve në biologji asnjëherë nuk mund të jemi plotësisht të sigurt që do të marrim të njëjtin rezultat nëse e përsëritim eksperimentin. Gjithmonë ekzistojnë kufizime në besueshmërinë e të dhënave që mbledhim. A mund të përmendni disa arsye përse rezultatet e marra në eksperimentet tuaja mund të mos jenë plotësisht të sigurta? Për shembull:◆ Mundet që të ketë ndonjë ndryshore, që nuk është kontrolluar dhe që mund të ketë ndikim në rezultate?◆ A jeni të aftë të masni vëllimin dhe kohën me aq saktësi sa do të dëshironit?Koha midis vendosjes së letrës në gotën kimike dhe notimit të saj në sipërfaqe është masë e shpejtësisë së reaksionit. Në këtë studim, ju do të provoni hipotezën:Katalaza funksionon më mirë në pH 7 (neutral).1. Shënoni pesë gota kimike 50 cm3 me etiketa pH 5,6; 6,2; 6,8; 7,4; 8,0.2. Hidhni 5 cm3 tretësirë 3% peroksid hidrogjeni në secilën gotë kimike.3. Shtoni 10 cm3 tretësirë me tamponin e duhur në secilën gotë kimike. (Një tretësirë tampon e mban të pandryshuar pH në një vlerë të caktuar.)4. Prisni 20 copa letër filtri saktësisht 5 mm x 5 mm. Në mënyrë të ngjashme, mund të prisni copa rrethore letre filtri me madhësi të njëjtë. Shmangni prekjen e letrës me gishta, sepse mund të lini yndyrë mbi të. Përdorni pinceta.5. Përgatisni një ekstrakt gjethesh të bluara në në një havan. Shtoni 25 cm3 ujë dhe përziheni mirë.6. Lërini pjesëzat e gjetheve të fundërrojnë, dhe më pas hidheni lëngun në një gotë kimike. Lëngu përmban katalazë.7. Përgatisni një tabelë rezultatesh ashtu siç keni vepruar më parë. 8. Merrni një kuadrat letër filtri me pincetë dhe zhyteni atë në ekstraktin e gjetheve.9. Sigurohuni që jeni gati të filloni matjen e kohës. Vendoseni kuadratin e letrës së filtrit në fund të gotës kimike, i cili përmban H2O2 dhe tretësirë tampon në pH 5,6. (Mos e lini të bjerë në anë të gotës kimike.) Pasi ta vendosni kuadratin në gotën kimike, filloni matjen e kohës. Përfundojeni matjen kur letra të notojë horizontalisht në sipërfaqen e tretësirës.10. Mbajeni shënim kohën në tabelën tuaj dhe përsërisni kalimin 8 dhe 9 dy herë. 11. Bëni kalimet 8–10 për secilën gotë kimike në pH e tjera.12. Derdhni pak nga ekstrakti i mbetur i gjetheve në një provëz dhe lëreni të ziejë për dy minuta. Ftoheni provëzën me ujë rubineti. 13. Përsëritini kalimet 8–10 për secilën gotë kimike duke përdorur ekstraktin e zierë.14. Llogarisni kohën mesatare të matur në secilin pH dhe vendoseni atë në tabelën tuaj.15. Vizatoni një grafik ku të paraqisni kohën për të notuar kundrejt pH dhe krahasojeni me figurën 5.5.Koha në sekonda, që i duhet letrës për të arritur të notojëpH 5,6 6,2 6,8 7,4 8,0Prova 123MesatarjaEkstrakti i zierëVeprimtari praktike 5.3Studioni ndikimin e temperaturës në aktivitetin e amilazësVeprimtari praktike 5.4Studioni ndikimin e temperaturës në aktivitetin e katalazës

