Page 63 - Demo
P. 63


                                    55Ju duhet të dini:◆ si punojnë enzimat si katalizatorë biologjikë;◆ si emërtohen enzimat;◆ ç'janë qendra aktive, substrati dhe produktet;◆ pse enzimat janë specifike për një substrat të veçantë;◆ si ndikon temperatura në aktivitetin enzimatik;◆ si ndikon pH në aktivitetin enzimatik;◆ pse pH ndikon në aktivitetin enzimatik;◆ si të studioni ndikimin e temperaturës dhe pH në aktivitetin enzimatik;◆ si të planifikoni dhe kryeni një studim rreth aktivitetit enzimatik.PërmbledhjeVlerësim njohurish1. Shpjegoni kuptimin e këtyre termave:a) enzimëb) çnatyrimc) substratd) produkte) qendër aktive2. Një enzimë proteaze gjendet në stomakun e njerëzve. Ajo katalizon shpërbërjen e vargjeve të gjata të aminoacideve (proteinave) në peptide të vogla, të cilat përmbjanë 2 ose 3 aminoacide.a) Cila është temperatura optimale për aktivitetin e kësaj enzime proteaze?b) Stomaku përmban acid klorhidrik. Përmendni pH-in optimal për aktivitetin e kësaj enzime proteazë.c) Shpjegoni përse shpejtësia e një reaksioni të kontrolluar nga enzimat është relativisht e ulët në temperatura të ulëta.d) Shpjegoni përse shpejtësia e një reaksioni zvogëlohet përtej temperaturës optimale të enzimës. 3. Nxënësit studiuan mostra të amilazës të 100 dhive. 100 letra filtri të vogla në formë disku u njomën secila me amilazën e mostrave të ndryshme të amilazës së dhive. Nxënësit provuan aktivitetin e këtyre mostrave duke përdorur letër të zakonshme. Një letër e zakonshme në formë disku u vendos në një pjatë Petri ashtu siç tregohet në figurën që vijon. Për të ngjyrosur amidonin në letrën e zakonshme u përdor tretësirë jodi.a) Çfarë ngjyre do të shikoni kur tretësira e jodit vepron me amidonin në letrën e zakonshme?Kapitulli 5: Enzimat
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67