Page 66 - Demo
P. 66
58 BIOLOGJIA 10 - 11Përdorimi i energjisë diellore për të prodhuar karburantMe rritjen e vazhdueshme të popullatës njerëzore, po përdoret gjithmonë e më tepër karburant për të siguruar energji për shtëpitë tona, industrinë dhe automjetet. Ne përftojmë një sasi të madhe energjie nga djegia e karburantit fosil, i cili prodhon dioksid karboni. Sasia e dioksidit të karbonit në atmosferë është në rritje, i cili ndikon në ngrohjen globale.Ne mund të marrim informacione të rëndësishme nga bimët. Bimët e përdorin energjinë diellore për të prodhuar ushqim, i cili funksionon si karburant për trupat e tyre. Në këtë proces, ato përdorin dioksidin e karbonit. Megjithatë, në shumë vende të botës, bimët po i rrisin jo vetëm për të prodhuar ushqim për njerëzit, por për të prodhuar karburant, i cili digjet për të prodhuar energji elektrike ose për të vënë në lëvizje makinat. Por kjo gjë bën që të zihet një sipërfaqe e madhe toke, e cila mund të përdoret për të rritur kultura bujqësore ose, më mirë, të lihet si pyll natyror apo si habitat për jetën e egër. Si pasojë, shkencëtarët janë duke kërkuar mënyra me anë të të cilave të përdorin një lloj fotosinteze artificiale për të prodhuar hidrogjen, i cili mund të përdoret si karburant (figura 6.1). Bimët përmbajnë një substancë të mrekullueshme, të quajtur klorofil, e cili kap energjinë e dritës diellore dhe mundëson transferimin e kësaj energjie në karbohidrate. Kërkimet për fotosintezën artificiale janë duke zbuluar substanca të afta për të kryer të njëjtin rol, të tilla si gjysmëpërçuesit, si tungsteni, diselenidi ose silikoni. Procesi do të përdorë dritën, ujin dhe dioksidin e karbonit, ashtu si bimët.6 Të ushqyerit te bimët ◆ mënyrën se si bimët prodhojnë karbohidratet me anë të fotosintezës;◆ strukturën e gjetheve;◆ mënyrën se si bimët e përdorin glukozën e prodhuar prej tyre në procesin e fotosintezës;◆ mënyrën se si të studiojnë fotosintezën;◆ faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e fotosintezës;Figura 6.1 Kërkimi po përqendrohet në përdorimin e energjisë diellore për të prodhuar hidrogjen.Në këtë kapitull, nxënësi/ja njihet me:

