Page 67 - Demo
P. 67
596.1 Llojet e ushqimeveTë gjithë organizmat e gjallë kanë nevojë të marrin substanca të ndryshme në trupin e tyre. Disa prej tyre mund të përdoren për të ndërtuar pjesë të reja ose për të riparuar pjesë të vjetra. Substanca të tjera mund të përdoren për të fituar energji. Marrja e substancave të dobishme nga organizmat quhet ushqyerje.Kafshët dhe kërpudhat nuk mund ta prodhojnë vet ushqimin e tyre. Ato ushqehen me substanca organike, të cilat janë prodhuar fillimisht te bimët. Edhe pse disa kafshë hanë kafshë të tjera, të gjitha substancat që kalojnë nga një kafshë te tjetra fillimisht janë prodhuar nga bimët. Mënyra e të ushqyerit të kafshëve përshkruhet më tej në kapitullin 7.Bimët e gjelbra e prodhojnë vet ushqimin e tyre. Ato përdorin substanca inorganike, dioksid karboni, ujë dhe minerale, nga ajri dhe uji. Bimët i përdorin këto substanca për të ndërtuar komponime komplekse, për të prodhuar të gjitha karbohidratet, yndyrat, proteinat dhe vitaminat, për të cilat kanë nevojë. Substancat e prodhuara nga qeniet e gjalla quhen organike.6.2 FotosintezaBimët e gjelbra e prodhojnë karbohidratin glukozë nga dioksidi i karbonit dhe uji. Gjatë kësaj kohe prodhohet edhe oksigjen.Nëse përzihen së bashku, dioksidi i karbonit dhe uji, ata nuk prodhojnë glukozë, pasi ata kanë nevojë për energji që të kombinohen. Bimët e gjelbra e përdorin energjinë diellore për të realizuar këtë kombinim. Prandaj, reaksioni quhet fotosintezë (“foto” do të thotë dritë dhe “sintezë” do të thotë prodhim).Koncepte kyçefotosintezë - procesi me anë të cilit bimët prodhojnë karbohidrate nga lëndë të thjeshta duke përdorur energji diellore.KlorofiliEdhe pse drita e diellit shkëlqen mbi ujin dhe dioksidin e karbonit, ajo nuk mund të veprojë për prodhuar glukozë. Fillimisht, energjia diellore duhet të kapet, dhe më pas të përdoret në reaksion. Bimët e gjelbra përmbajnë një substancë, i cili quhet klorofil.Klorofili është një pigment, i cili i bën bimët të duken të gjelbra. Ai gjendet në brendësi të kloroplasteve të qelizave bimore.Kur drita e diellit bie mbi një molekulë klorofili, një pjesë e energjisë së dritës thithet. Më pas, molekula e klorofilit e lëshon energjinë, e cila bën që dioksidi i karbonit të veprojë me ujin me ndihmën e enzimave që ndodhen në kloroplast. Glukoza që prodhohet përmban energjinë, e cila fillimisht ishte në dritën e diellit. Në këtë mënyrë, në këtë proces energjia e dritës shndërrohet në energji kimike.Ekuacioni i fotosintezësEkuacioni përfundimtar i fotosintezës është: dioksid karboni + ujë glukozë + oksigjen dritë dielloreklorofilPër të treguar molekulat e përfshira në reaksion, duhet të shkruhet ekuacioni i balancuar. Dioksidi i karbonit përmban dy atome oksigjeni dhe një atom karboni dhe, si pasojë, formula e tij molekulare është CO2. Uji ka formulën H2O, ndërsa glukoza e ka formulën C6H12O6. Oksigjeni molekular përmban dy atome oksigjeni dhe e ka formulën molekulare O2.Ekuacioni i balancuar i reaksionit të fotosintezës është:6CO2 + 6H2O C6H12O6 + 6O2dritë dielloreklorofilKontroll njohurish6.1 Jepni një shembull të një substance organike.6.2 Cilat substanca inorganike përdorin bimët për të prodhuar glukozë?6.3 Çfarë është klorofili dhe si i ndihmon ai bimët?6.3 GjethetFotosinteza ndodh në brendësi të kloroplasteve, të cilat janë vendi ku enzimat dhe klorofili katalizojnë dhe furnizojnë me energji reaksionin. Në një bimë të zakonshme, shumica e kloroplasteve gjenden te qelizat e gjetheve, të cilat janë fabrikë e prodhimit të karbohidrateve. Gjethet janë përshtatur në mënyrë të veçantë për të bërë të mundur që fotosinteza të kryhet sa më shpejt dhe në mënyrë sa më efikase.Kapitulli 6: Të ushqyerit te bimët

