Page 68 - Demo
P. 68


                                    60 BIOLOGJIA 10 - 11Ndërtimi i gjethesGjethja formohet nga një pjesë e gjerë e sheshtë e quajtur llapë (figura 6.2), e cila është e lidhur me pjesën tjetër të bimës me anë të bishtit. Përmes bishtit kalojnë tufat përçuese, të cilat formojnë nervurat e gjethes. Nervurat përmbajnë tuba, të cilët transportojnë substanca nga dhe drejt gjethes.Edhe pse gjethja duket e hollë, ajo përbëhet nga disa shtresa qelizash. Ju mund t’i vëreni ato nëse shikoni një prerje tërthore (PT) të një gjetheje në mikroskop (figurat 6.3 dhe 6.4).Figura 6.2 Struktura e gjethes.Figura 6.3 Prerja tërthore e një pjese të vogël të gjethes.nervura qendroreenabuza e gjethesllapa e gjethesprerje tërthore e gjethes prerje tërthore e enës Pjesët e sipërme dhe të poshtme të gjethes janë të mbuluara me një shtresë qelizash shumë të ngjeshura, të quajtur epiderma (figurat 6.6 dhe 6.7). Këto qeliza nuk përmbajnë kloroplaste. Funksioni i tyre është të mbrojnë shtresat e brendshme të qelizave të gjethes. Qelizat e epidermës së sipërme sekretojnë një substancë dylli, e cila i vesh nga sipër. Kjo shtresë dylli quhet kutikuladhe pengon avullimin e ujit nga gjethja. Ndonjëherë, një shtresë e tillë kutikule gjendet edhe në anën e poshtme të gjethes.Në epidermën e poshtme ka disa hapje të vogla të quajtura gojëza (njëjës: gojëz [stoma]). Çdo gojëz rrethohet nga një palë qeliza roje në formë salsiçeje, të cilat mund të hapin ose të mbyllin vrimën. Qelizat roje, ndryshe nga qelizat e tjera të epidermës, përmbajnë klorofil. Shtresa e mesme e gjethes quhet mesofil(“meso” do të thotë në mes dhe “fil” do të thotë gjethe). Të gjitha qelizat e saj përmbajnë kloroplaste. Qelizat më afër shtresës së sipërme të gjethes janë të vendosura si një gardh me qeliza të ngjeshura dhe formojnë parenkimën gardhore. Qelizat poshtë saj janë më të rrumbullakosura dhe të vendosura mjaft lirshëm me zgavra të gjera me ajër midis tyre. Ato formojnë parenkimën zgavrore (figura 6.3).shtresa mesofilikeepiderma e sipërmemesofili gardhormesofili zgavror epiderma e poshtmeksilemafloemaenakutikula muri qelizor vakuola citoplazma bërthama kloroplastiqeliza roje gojëza zgavra me ajër
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72