Page 69 - Demo
P. 69
61Enët përçuese ose tufat përçuese shtrihen ndërmjet mesofilit. Çdo tufë përçuese përmban enë ksileme me mure të trasha (figura 8.3) për të transportuar ujë. Ato kanë gjithashtu tuba floeme me mure të holla (figura 8.5) për të transportuar sakarozën dhe substanca të tjera, të cilat prodhohen në gjethe.Figura 6.4 Fotografi e bërë me mikroskop elektronik me skanim, e cila paraqet qeliza në brendësi të gjethes. Mikroskopi elektronik me skanim jep pamje 3D (x400)Figura 6.5 Kjo fotografi është bërë me një mikroskop me dritë. Ajo paraqet një prerje tërthore të gjethes së bimës së çajit. A mundeni të dalloni të gjitha indet e ngjyrosura në figurën 6.3? (x400).Figura 6.6 Pamja e sipërfaqes së epidermës së poshtme të një gjetheje.gojëzaqeliza rojemuri qelizor citoplazma i trashë bërthama kloroplastimuri qelizorqeliza epidermalebërthama citoplazmaFigura 6.7 Sipërfaqja e poshtme e një gjetheje, ku duken qelizat e ngjeshura të epidermës. Hapjet ovale janë gojëzat, ndërsa dy qelizat e harkuara rreth secilës gojëz janë qelizat roje (x450).Përshtatja e gjethesGjethet janë përshtatur të marrin dioksid karboni, ujë dhe dritë diellore. Dioksidi i karbonitDioksidi i karbonit merret nëpërmjet ajrit. Ai përbën vetëm 0,04% të ajrit dhe, për këtë arsye, gjethja duhet të jetë e aftë për ta thithur atë. Gjethja mbahet nga bishti, ndërsa sipërfaqja e madhe e saj e ndihmon që të ekspozohet në ajër sa më shumë të jetë e mundur.Kapitulli 6: Të ushqyerit te bimët

