Page 7 - Demo
P. 7
Hyrje vHyrjeKy tekst është hartuar në përputhje me kurrikulën e fushës së shkencave të natyrës dhe me programin e lëndës Biologji. Teksti është i këndshëm, i përshtatshëm dhe i lehtë në përdorim, si për nxënësin, ashtu edhe për mësuesin. Ai nxit përfshirjen aktive të nxënësit në përmbajtjen e lëndës, si dhe në zhvillimin e aftësive bazë të kërkimit shkencor.Si është ndërtuar teksti?Koncepte kyçeKjo rubrikë përfshin një numër të madh përkufizimesh, që janë të nevojshme për procesin e të nxënit. Ato janë të shtrira përgjatë gjithë kapitullit, në vendet e përshtatshme. Sigurohuni që t’u kushtoni atyre vëmendjen e duhur.Kontrolli i njohurive Çdo kapitull ka disa grupe pyetjesh brenda tij. Shumë prej tyre kërkojnë përgjigje të shkurtra dhe prova të thjeshta për të vërtetuar nëse e keni kuptuar atë që sapo keni lexuar. Në fund të çdo kapitulli ka disa pyetje më të gjata, me anë të së cilave, ju mund të provoni njohuritë e marra gjatë të gjithë kapitullit. VeprimtaritëNë çdo kapitull do të gjeni rubrikën “Veprimtari praktike”, e cila do t’ju ndihmojë në aftësimin tuaj praktik. Veprimtaritë praktike me simbolin janë veprimtari të një niveli më të lartë. Ato mund të zhvillohen në laboratorët e shkollave, sipas mundësive dhe duhen përgatitur nga vetë mësuesit.PërmbledhjeNë fund të çdo kapitulli ka një përmbledhje të shkurtër të pikave kryesore të trajtuara në temat mësimore. Sidoqoftë, për të arritur rezultatet e dëshiruara, duhet të ndaleni më gjatë për të shqyrtuar hollësisht njohuritë e dhëna në tekst.

