Page 70 - Demo
P. 70


                                    62 BIOLOGJIA 10 - 11Kontroll njohurish6.4 Në sa shtresa ndahet gjethja?6.5 Cilat lloj qelizash prodhojnë kutikulën mbi gjethe?6.6 Cili është funksioni i kutikulës?6.7 Çfarë janë gojëzat?6.8 Çfarë janë qelizat roje?6.9 Rendisni tri lloje qelizash të gjethes, të cilat përmbajnë kloroplaste dhe një lloj që nuk përmban.Qelizat, të cilat kanë nevojë për dioksid karboni janë qelizat e mesofilit në brendësi të gjethes. Dioksidi i karbonit mund të hyjë në gjethe përmes gojëzave me anë të difuzionit, të cilin e kemi shpjeguar në kapitullin 3. Pas çdo gojëze ndodhet një zgavër me ajër (figura 6.3), e cila lidhet me zgavrat e tjera me anë të qelizave zgavrore të mesofilit. Si pasojë, dioksidi i karbonit mund të përhapet te të gjitha qelizat e gjethes. Ai mund të përhapet më tej përmes murit qelizor dhe membranës qelizore të secilës qelizë dhe të shkojë në kloroplast.UjiUji merret nga toka. Ai thithet nga qimet rrënjore dhe transportohet deri te gjethja në enët e ksilemës. Më pas, ai shkon nga enët e ksilemës te qelizat mesofilike me anë të osmozës, të cilën e kemi shpjeguar në kapitullin 3. Rruga e ujit tregohet në figurat 6.8 dhe 6.9.Drita e diellitPozicioni i gjethes dhe sipërfaqja e saj, e gjerë dhe e sheshtë, e ndihmojnë të marrë sa më shumë dritë diellore. Nëse vështroni lart përmes degëve të pemës do të shikoni që gjethet vendosen në mënyrë të tillë që mos t’i zënë dritën njëra-tjetrës. Zakonisht bimët, të cilat jetojnë në vende me hije, kanë gjethe më të mëdha. Qelizat, të cilat kanë nevojë për dritën e diellit janë qelizat e mesofilit. Gjethet e tyre të holla lejojnë që t'i përshkojë drita e diellit dhe të arrijë të gjitha qelizat. Për të ndihmuar këtë, qelizat epidermike janë të tejdukshme, pa kloroplaste. Te qelizat mesofilike, kloroplastet vendosen në mënyrë që të marrin sa më shumë të jetë e mundur dritë diellore, veçanërisht ato te qelizat polisade (gardhore). Figura 6.8 Mënyra se si shkojnë substancat për fotosintezën në gjethe.Drita diellore thithet nga klorofiliOksidi i karbonit përhapet nëpërmjet gojëzaveUji i tokës thithet me anë të qimeve rrënjoreFigura 6.9 Rruga që përshkon lënda e parë për fotosintezën te një qelizë parenkime gardhore.drita e diellitDioksidi i karbonit përhapet përmes zgavrave me ajërUji shkon te kloroplastet me anë të osmozës  Uji shkon nga rrënjët tek enët e ksilemës.Dioksidi i karboni përhapet nga atmosfera me anë të gojëzaveVeprimtari praktike 6.1Përdorimi i mikroskopit për të parë qelizat, të cilat mbulojnë gjethen.
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74