Page 72 - Demo
P. 72
64 BIOLOGJIA 10 - 116.4 Përdorimi i glukozësNjëri nga karbohidratet e para që prodhohen në fotosintezë është glukoza, e cila përdoret për shumë nevoja të bimës (figura 6.11).Përdorimi për të prodhuar proteina dhe substanca të tjera organikeGlukoza mund të përdoret për të prodhuar substanca të tjera organike. Bimët mund ta përdorin glukozën si pikënisje për të prodhuar të gjitha substancat organike për të cilat ato kanë nevojë. Këtu përfshihen edhe karbohidratet sakarozë dhe celulozë, si dhe yndyra e vajra.Bimët mund t’i përdorin sheqernat e prodhuar me anë të fotosintezës, për të prodhuar aminoacide me të cilat mund të ndërtojnë proteina. Për ta realizuar këtë, atyre iu nevojitet azot. Për fat të keq, edhe pse ajri përreth përbëhet nga 78% azot, ai është plotësisht i papërdorshëm nga bimët, sepse nuk është aktiv. Bimët e marrin azotin në një formë më aktive, zakonisht si jone nitrat. Ato i thithin jonet nitrat nga toka, me anë të qimeve rrënjore, nëpërmjet difuzionit dhe transportit aktiv. Jonet nitrat kombinohem me glukozën për të dhënë aminoacide. Aminoacidet e formuara lidhen së bashku dhe formojnë molekulat e proteinave.Substanca tjetër që prodhojnë bimët është klorofili. Edhe në këtë rast, bimët kanë nevojë për azot dhe magnez. Magnezin, ashtu si dhe jonet nitrat, bimët e marrin nga toka. Tabela 6.3 tregon se çfarë ndodh te bimët nëse ato nuk e përmbajnë këtë jon në sasi të mjaftueshme. Figura 6.2 paraqet çfarë ndodh kur bima nuk ka sasi të mjaftueshme azoti. Fermerët i shtojnë tokës jone minerale, në mënyrë që kulturave të tyre të mos iu mungojnë këto substanca të domosdoshme.Shndërrimi në sakarozë për transportPër t’u transportuar lehtësisht, molekula duhet të jetë e vogël dhe e tretshme. Glukoza i zotëron të dyja këto veti, dhe gjithashtu është reaktive. Për këtë arsye, ajo shndërrohet në sheqerin kompleks sakarozë për t’u transportuar në pjesë të tjera të bimës. Molekulat e sakarozës janë të vogla dhe të tretshme dhe më pak reaktive se glukoza. Ato treten në lëngun qelizor të tubave Përdorimi për energjiEnergjia nxirret në gjethe nga glukoza. Të gjitha qelizat kanë nevojë për energji, të cilën e fitojnë nga procesi i frymëmarrjes (kapitull 11). Një pjesë e glukozës që prodhojnë gjethet shpërbëhet gjatë frymëmarrjes për të prodhuar energji.Depozitimi si amidonGlukoza është një sheqer i thjeshtë, e cila shndërrohet në amidon dhe depozitohet në gjethe. Edhe pse ajo është e tretshme në ujë dhe është substancë reaktive, glukoza nuk është molekulë e mirë për t'u depozituar. Së pari, duke qenë reaktive, ajo mund të përfshihet në reaksione kimike në të cilat nuk duhet të përfshihet. Së dyti, tretet në ujë brenda dhe përreth qelizave bimore dhe, si pasojë, mund të largohet nga qeliza. Së treti, kur ajo tretet rrit përqendrimin e saj në qelizë dhe mund t’i shkaktojë asaj dëme.Për këtë arsye, glukoza shndërrohet në amidon me qëllim që të depozitohet. Amidoni është një polisakarid i përbërë nga shumë molekula glukoze të lidhura së bashku. Në këtë mënyrë formohet një molekulë e madhe jo reaktive dhe jo shumë e tretshme. Amidoni mund të formojë kokrriza, të cilat mund të depozitohen me lehtësi brenda kloroplasteve.Figura 6.11 Produktet e fotosintezës.Sakarozi përdoret për të nxitur rritjen Sakaroza përdoret për të rritur frutat ose për t’u depozituar në frutaSakaroza përdoret për rritjen e rrënjëve ose depozitimin e amidonit në rrënjë glukozëSakarozëamidonSakaroza transportohet te tubat e floemësTabla 6.2 Jonet minerale për të cilat kanë nevojë bimët.Element azot magnezKripëra minerale nitrat ose jone amon jone magnezPërse nevojiten për të prodhuar proteinapër të prodhuar klorofilMungesa rritje e keqe, gjethe të verdhazverdhje midis enëve të gjethes

