Page 73 - Demo
P. 73


                                    65të floemës dhe mund të shpërndahen te pjesët e bimës, që kanë nevojë për to (figura 6.11). Sakaroza mundet të rishndërrohet në glukozë për të prodhuar energji ose të shndërrohet në amidon apo të prodhojë substancat, të cilat janë të nevojshme për rritjen.Figura 6.12 Bimë misri e rritur keq, e cila vuan nga mungesa e azotit.Kontroll njohurish6.16 Përse glukoza nuk është e mirë për t’u depozituar në gjethe?6.17 Për çfarë substancash ka nevojë bima që të jetë e aftë ta shndërrojë glukozën në proteina?6.18 Shpjegoni pse bima, që nuk ka sasi të mjaftueshme nitrati, rritet keq.6.19 Si arrijnë pjesë të bimës, si rrënjët, të cilat nuk bëjnë fotosintezë, të marrin ushqim?6.5 Prova për amidonin në gjethePër të realizuar provën e amidonit përdoret tretësirë jodi. Shfaqja e një ngjyre blu të errët tregon që amidoni është i pranishëm në gjethe. Prandaj, nëse vendosim tretësirë jodi mbi një gjethe, e cila përmban amidon, ajo do të marrë menjëherë ngjyrë blu të errët. Kjo ndodh sepse amidoni depozitohet në brendësi të kloroplasteve të qelizave të gjethes. Tretësira e jodit nuk mund ta përshkojë membranën qelizore që të arrijë amidonin dhe të veprojë me të.Një tjetër vështirësi është që ngjyra e gjelbër e gjethes dhe tretësira kafe e jodit së bashku mund të duken të zeza. Prandaj, përpara se të realizoni provën për amidonin shkatërroni membranat qelizore dhe largoni ngjyrën e gjelbër (klorofilin). Mënyra e realizimit është përshkruar në Veprimtarinë praktike 6.2. Membranat qelizore shkatërrohet duke i zier gjethet në ujë, ndërsa klorofili largohet duke u tretur në alkool.Kapitulli 6: Të ushqyerit te bimëtKontrolli i eksperimentitNëse i realizoni Veprimtaritë praktike 6.3, 6.4 dhe 6.5 atëherë do të jeni në gjendje të kuptoni se për cilat substanca ka nevojë bima që të kryejë fotosintezën. Në secilin studim, bimës i është dhënë çdo gjë për të cilën ajo ka nevojë, përveç një substance. Në të njëjtën kohë është përdorur një bimë tjetër për të njëjtat eksperimente. Kjo bimë quhet bimë kontrolli, të cilës i janë dhënë të gjitha substancat e marra në shqyrtim. Ndonjëherë, kontrolli është një gjethe ose një pjesë e gjethes nga bima e përdorur si kontroll. E rëndësishme është që kontrolli përmban të gjitha substancat që nevojiten, ndërsa bimës eksperimentale i mungon një substancë.Të dyja bimët (ose gjethet) trajtohen në mënyrë të njëjtë. Në fund të studimit, çdo ndryshim midis tyre duhet të jetë shkaktuar nga substancat e përdoruara në eksperiment. Në fund të studimit merrni një gjethe nga bima eksperimentale dhe një nga kontrolli dhe provoni nëse kanë prodhuar ose jo amidon. Nga krahasimi midis tyre do të gjeni se cila substancë është e nevojshme për fotosintezën.Largimi i amidonit nga bimaËshtë e rëndësishme që në fillim të eksperimentit, gjethja e marrë në shqyrtim të mos përmbajë amidon. Në rast të kundërt, nëse në fund të studimit zbuloni se gjethja përmban amidon, atëherë nuk do të jeni të sigurt nëse amidoni është prodhuar nga fotosinteza. Amidoni nuk duhet të jetë i pranishëm përpara se të nisni eksperimentin. Për këtë arsye largoni amidonin nga bimët. Mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë është duke i lënë bimët në një vend pa dritë për të paktën 24 orë. Bimët nuk mund ta kryejnë fotosintezën, ndërkohë që rrinë në errësirë. Për pasojë, ato përdorin gjithë depozitën e amidonit. Për të qenë të sigurt që i gjithë amidoni është konsumuar përpara se të filloni studimin bëni një provë në një gjethe.
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77