Page 74 - Demo
P. 74


                                    66 BIOLOGJIA 10 - 11Veprimtari praktike 6.3Provoni që drita është e nevojshme për kryerjen e fotosintezësAftësitëA1 Përdorimi i teknikave, aparaturave dhe materialeveA3 Vëzhgim, matje dhe regjistrimA4 Interpretimi dhe vlerësimi i vëzhgimeve dhe të dhënaveËshtë e këshillueshme të vendosni syze mbrojtëse gjatë kësaj veprimtarie praktike. Bëni kujdes me ujin e vluar. Alkooli merr flakë me lehtësi. Fikeni Bunsenin përpara se të vendosni provëzën me alkool në ujin e nxehtë. Përdorni pinca gjatë kohës që përdorni gjethen. 1. Merrni një bimë fasuleje ose mëllaga të rritura në vazo. Lëreni në një vend pa dritë për pak ditë, me qëllim të konsumojnë të gjithë amidonin. 2. Provoni nëse gjethja përmban ose jo amidon. 3. Përdorni një copë letër të zezë ose fletë alumini, pak më të madhe se gjethja dhe priteni në formën e duhur (shikoni pamjen). Fiksojeni letrën ose fletën e aluminit duke e palosur pas buzëve të gjethes, duke u siguruar që kapen mirë së bashku. Mos e hiqni gjethen nga bima.letër e zezë gjethe4. Lëreni bimën për disa ditë afër një dritareje me dritë dhe në të ngrohtë. 5. Hiqeni mbulesën nga gjethja dhe realizoni tek ajo provën e amidonit.Kontroll njohurishA1 Përse bima duhet të mos përmbajë amidon përpara eksperimentit?A2 Përse një pjesë e gjethes u la e pambuluar?A3 Çfarë tregojnë rezultatet tuaja rreth dritës dhe fotosintezës?Veprimtari praktike 6.2Prova e amidonit te gjethjaAftësitëA1 Përdorimi i teknikave, aparaturave dhe materialeveGjethet e shndërrojnë në amidon një pjesë të glukozës që ato prodhojnë gjatë fotosintezës. Nëse gjejmë prani amidoni në gjethe, kjo na tregon se ajo është duke kryer procesin e fotosintezës.Vendosni syze mbrojtëse nëse keni.Tregoni kujdes kur të zieni ujin.Alkooli merr flakë me lehtësi. Mbyllni flakën e Bunsenit përpara se të fusni provëzën me alkool në ujë.Përdorni pincë gjatë kohës që përdorni gjethen.gjetheujë në vlimprovëz në zierjealkool gotë kimikeKontroll njohurishA1 Përse e vendosët gjethen në ujë të vluar?A2 Përse alkooli mori ngjyrë të gjelbër?A3 Përse e vendosët gjethen në alkool, pasi e kishit vendosur në ujë të vluar?1. Merrni një gjethe nga një bimë e shëndetshme dhe futeni në një enë me ujë në vlim. Lëreni aty për rreth 30 s. Fikeni flakën e Bunsenit.2. Hiqeni gjethen, e cila është zbutur dhe futeni në një provëz me alkool të zhytur në një enë me ujë. Lëreni aty derisa i gjithë klorofili të largohet nga gjethja.3. Gjethja tani është shumë delikate. Nxirreni atë nga alkooli dhe futeni përsëri në ujë të nxehtë për ta zbutur më shumë.4. Shtrijeni gjethen mbi një pjastër të bardhë dhe mbulojeni me tretësirë jodi. Nëse gjethja përmban amidon, do të shfaqet një ngjyrë blu e errët.
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78