Page 76 - Demo
P. 76
68 BIOLOGJIA 10 - 11Veprimtari praktike 6.8Studimi i ndikimit të intensitetit të dritës në fotosintezë◆ Çfarë do të masni në eksperimentin tuaj? Si do ta masni atë? Kur do ta masni atë? A do t’i përsërisni matjet dhe si do ta llogarisni mesataren? ◆ Si do t’i regjistroni rezultatet? (Vizatoni një tabelë rezultatesh për ta plotësuar më pas)◆ Si mendoni t’i paraqisni rezultatet? (Ndërtoni akset e grafikut që planifikoni të vizatoni)◆ Si do të jenë rezultatet tuaja nëse hipoteza është e drejtë? (Vizatoni formën e grafikut që mendoni se do të arrini)3. Mbasi të keni marrë miratimin e mësuesit nisni punën me eksperimentin. Shumë kërkues shkencorë, mbasi nisin eksperimentin, bëjnë edhe ndryshime. Kjo është një gjë e mirë. Kini kujdes që të shënoni gjithçka rreth ndryshimeve që keni bërë.4. Në fund, paraqiteni eksperimentin, duke përfshirë:◆ titullin dhe hipotezën që provuat;◆ listën e aparaturave që keni përdorur dhe përshkrimin e plotë të metodës suaj;◆ tabelën e rezultateve duke përfshirë dhe mjetet nëse vendosni të bëni përsëritje;◆ grafikun e rezultateve;◆ një përfundim, në të cilin të thoni nëse rezultatet mbështesin apo jo hipotezën tuaj;◆ një diskutim, në të cilin përdorni njohuritë rreth fotosintezës në përpjekje për të shpjeguar modelin në rezultatet tuaja;◆ një vlerësim të besueshmërisë së të dhënave;◆ vlerësimin e metodës.Veprimtari praktike 6.7Fotosinteza në një bimë ujiAftësitëA1 Përdorimi i teknikave, aparaturave dhe materialeveA2 PlanifikimA3 Vëzhgim, matje dhe regjistrimA4 Interpretimi dhe vlerësimi i vëzhgimeve dhe të dhënaveA5 Metoda vlerësimiNëse do të përdorni një llambë elektrike, largoni ujin në afërsi të saj.Në rast se keni realizuar Veprimtarinë praktike 6.6, atëherë do të keni vënë re që bima prodhon më shumë flluska nën dritën e diellit sesa kur është në hije. Kjo është një tregues që shpejtësia e fotosintezës ndikohet nga intensiteti i dritës.1. Ngrini një hipotezë që dëshironi të provoni. Hipoteza është një fjali që përshkruan marrëdhënien midis intensitetit të dritës dhe shpejtësisë së fotosintezës. Ju mund ta ndryshoni intensitetin e dritës duke e afruar burimin e dritës më pranë bimës. Sa më e vogël të jetë largësia midis bimës dhe dritës aq më i madh është intensiteti i saj. Përdorni në studimin tuaj një bimë uji. 2. Shkruani një listë me pika rreth mënyrës se si do ta realizoni eksperimentin. Më pas mendoni se si ta përmirësoni planin tuaj. Pasi ta kini realizuar planin, tregojani atë mësuesit. Mos e realizoni eksperimentin derisa mësuesi t’iu thotë të nisni punën.◆ Çfarë aparaturash dhe materialesh të tjera, ju nevojiten për eksperimentin?◆ Çfarë mendoni se do të ndryshojë në eksperiment? Si do ta ndryshoni atë?◆ Çfarë do të mbani të pandryshuar në provëzat dhe gotat kimike në eksperiment? Si do ta realizoni këtë?

