Page 77 - Demo
P. 77
696.6 Faktorët kufizuesNëse një bime ka me shumicë dritë diellore, dioksid karboni dhe ujë, kufizimi i shpejtësisë me të cilën ecën fotosinteza varet vetëm nga aftësia e saj për t’i thithur këto elemente dhe t’i bëjë të veprojnë midis tyre. Megjithatë, bimët nuk kanë sasi të pakufizuar të këtyre elementeve dhe shpejtësia e fotosintezës nuk është aq e madhe sa duhet të jetë.Drita e diellitBima nuk mund ta kryejnë në errësirë fotosintezën. Në dritë të dobët, ajo kryen një fotosintezë të ngadaltë. Nëse intensiteti i dritës rritet, shpejtësia e fotosintezës rritet derisa bima e kryen fotosintezën aq shpejt sa të mundet. Në këtë pikë, edhe nëse drita bëhet më e shndritshme, bima nuk mundet ta kryejë fotosintezën më shpejt (figura 6.13).Dioksidi i karbonitDioksidi i karbonit është një faktor kufizues (figura 6.14). Sa më shumë dioksid karboni merr bima, aq më shpejt ecën fotosinteza deri në një pikë dhe më pas arrin një maksimum.Figura 6.13 Ndikimi i intensitetit të dritës në shpejtësinë e fotosintezës.Shpejtësia e fotosintezës Intensiteti i dritësAB CPërgjatë pjesës së parë të kurbës në figurën 6.13, midis A dhe B, drita është faktor kufizues. Shpejtësia e fotosintezës së bimës është e kufizuar, sepse nuk ka dritë të mjaftueshme. Ju mund ta vini re këtë, sepse kur bima merr më shumë dritë, fotosinteza e saj është më e shpejtë. Megjithatë midis B dhe C, drita nuk është faktor kufizues. Ju mund ta vini re këtë sepse bima nuk mund ta kryejë fotosintezën më shpejt edhe pse ka më shumë dritë.Figure 6.14 Ndikimi i dioksidit të karbonit në shpejtësinë e fotosintezësShpejtësia e fotosintezësPërqendrimi i dioksidit të karbonit / %0 0,04 0,08 0,12 0,16 0,20TemperaturaReaksionet kimike të fotosintezës ecin ngadalë në temperaturë të ulët, kështu që bima mund ta kryejë fotosintezën më shpejt në një ditë të ngrohtë sesa në një ditë të ftohtë. GojëzatDioksidi i karbonit që përdor bima hyn në gjethe nëpërmjet gojëzave. Nëse gojëzat janë të mbyllura, fotosinteza nuk mund të kryhet. Gojëzat mbyllen kur moti është i nxehtë për të parandaluar humbjen e tepërt të ujit. Kjo do të thotë që në ditë të nxehta fotosinteza mund të ngadalësohet.Kultivimi në serraKur bimët rriten në natyrë ne nuk mund t’u ndryshojmë atyre kushtet e nevojshme për fotosintezën. Nëse një fushë me melekuqe nuk merr dritë diellore në mënyrë të mjaftueshme ose ka pak dioksid karboni, kushtet e saj ngelen të pandryshuara. Por nëse kulturat bujqësore rriten në serra, atëherë është e mundur të kontrollohen kushtet që bimët ta kryejnë fotosintezën sa më shpejt që të jetë e mundur. Për shembull, në vende ku temperaturat janë tepër të ulëta për t’u rritur disa lloje Koncepte kyçefaktor kufizues – diçka e pranishme në mjedis që kufizon proceset jetësore.Veprimtari praktike 6.9Studimi i ndikimit të përqendrimit të dioksidit të karbonit në shpejtësinë e fotosintezës.Kapitulli 6: Të ushqyerit te bimët

