Page 78 - Demo
P. 78


                                    70 BIOLOGJIA 10 - 11Veprimtari praktike 6.10Studimi i ndikimit të temperaturës në shpejtësinë e fotosintezës.bimësh, përdoren serra me ngrohje. Kjo gjë është bërë, për shembull, me domatet. Temperatura në një serrë mund të mbahet në një nivel optimal për të nxitur rritjen e perimeve dhe për të prodhuar një sasi të madhe kokrrash që.Edhe niveli i dritës mund të kontrollohet gjithashtu. Në kohë të vrenjtur mund të përdoret dritë shtesë, për të mos kufizuar shpejtësinë e fotosintezës. Lloji i dritës, që përdoret, mund të zgjidhet me kujdes që të jetë e një gjatësie vale për të cilën ka nevojë bima. Në vendet tropikale, për të ulur temperaturën dhe intensitetin e janë krijuar hije për bimët. Kjo mund të realizohet edhe brenda një serre, por duhet të krijohen dritare për të larguar ajrin e nxehtë.Zakonisht të krijosh hije, apo të ndërtosh mbulesa të thjeshta për kulturat bujqësore është një punë e thjeshtë dhe e efektshme. Edhe përqendrimi i dioksidit të karbonit mund të kontrollohet gjithashtu. Dioksidi i karbonit është faktor kufizues për fotosintezën, sepse përqendrimi natyror në ajër është shumë i ulët. Në serrat e mbyllura është e mundur të futet dioksid karboni shtesë për bimët.6.7 Rëndësia e fotosintezës Fotosinteza është e rëndësishme, jo vetëm për bimët e gjelbra, por për të gjitha qeniet e gjalla. Ajo është reaksioni bazë, që sjell energjinë diellore në një ekosistem. Fluksi i energjisë në ekosistem është me një kah. Për këtë arsye ka një nevojë të vazhdueshme për furnizim nga burimi i energjisë dhe si pasojë një nevojë të vazhdueshme për fotosintezën.Fotosinteza është gjithashtu e domosdoshme për të mbajtur në një nivel të pandryshueshëm oksigjenin dhe dioksidin e karbonit. Oksigjeni i prodhuar përdoret për frymëmarrje, ndërsa dioksidi i karbonit i prodhuar gjatë frymëmarrjes dhe nga djegia e karburanteve përdoret në fotosintezë, gjë që ndihmon të ndalohet rritja e mëtejshme e tij në atmosferë.Kontroll njohurish6.20 Çfarë kuptoni me faktor kufizues?6.21 Emërtoni dy faktorë, të cilët mund të kufizojnë  shpejtësinë e fotosintezës së një bime të  shëndetshme.6.22 Përse bimët e ndalojnë ndonjëherë fotosintezën në ditë shumë të nxehta?Ju duhet të dini:◆ ekuacionin e fotosintezës;◆ rolin e klorofilit në fotosintezë;◆ strukturën e gjethes;◆ si janë përshtatur gjethet për të kryer një fotosintezë eficiente;◆ si i përdor dhe si i depoziton bima karbohidratet e prodhuara nga fotosinteza;◆ përse bimët kanë nevojë për jonet nitrat dhe magnez;◆ si të provoni praninë e amidonit në gjethe;◆ si të zhvilloni eksperimente për të studiuar nevojën për klorofil, dritë dhe dioksid karboni për fotosintezën;◆ rëndësinë e një kontrolli në eksperiment;◆ faktorët që mund të kufizojnë shpejtësinë e fotosintezës;◆ si të studioni ndikimin e intensitetit të dritës, temperaturës dhe dioksidit të karbonit në shpejtësinë e fotosintezës;◆ si përdoren serrat për të krijuar kushte optimale për fotosintezën e bimëve bujqësore.Përmbledhje
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82