Page 81 - Demo
P. 81
73Aciditeti i stomakutFigura 7.1 është një fotografi e marrë me anë të një endoskopi dhe tregon brendësinë e stomakut. Endoskopi është një aparat, i përbërë nga një tub fleksibël dhe një minitelekamër, i cili kalon nëpërmjet gojës. Përpara tubit vendoset një dritë, e cila e lejon mjekun të shikojë veshjen e stomakut. Stomaku është pjesë e sistemit tretës dhe ushqimi që hamë depozitohet në brendësi të tij. Stomaku ka shumë shtresa të mbuluara nga qeliza, të cilat sekretojnë enzima dhe acid klorhidrik. Të dyja këto substanca ndihmojnë tretjen dhe shpërbërjen e ushqimit në molekula më të vogla. Këto molekula udhëtojnë më pas përmes mureve të sistemit tretës për të shkuar në gjak, i cili i çon ato në çdo qelizë që ka nevojë për to. Acidi klorhidrik në stomak, ka një përqendrim rreth 0,1mol x dm-3 dhe nëse zhysim në të një letër lakmuesi blu, ajo do të marrë ngjyrë të kuqe të ndezur. Acidi ndihmon aktivizimin e enzimave në stomak. Ai gjithashtu ndihmon në shpalosjen e molekulave të proteinave të ushqimit (i çnatyron ato), duke e bërë më të lehtë tretjen nga enzimat, të cilat e shpërbëjnë vargun e tyre të gjatë në aminoacide. Acidi klorhidrik vret bakteret e pranishme në ushqim, duke zvogëluar mundësinë e shumimit të tyre brenda trupit tonë. Stomaku nuk sekreton acid gjatë gjithë kohës. Acidi sekretohet kur shohim, nuhasim dhe shijojmë ushqim. Truri reagon ndaj këtyre nxitjeve dhe dërgon impulse me anë të nervave te qelizat, të cilat sekretojnë acid në murin e stomakut. Kur ushqimi fillon të largohet nga stomaku drejt pjesëve të tjera të sistemit tretës, sekretimi i acidit ndalon.7 Të ushqyerit te kafshët ◆ një dietë të balancuar; ◆ lëndët ushqyese dhe burimin e tyre;◆ shkakun pse njerëz të ndryshëm kanë nevojë për sasi të ndryshme energjie;◆ arsyen pse është e domosdoshme ta tresim ushqimin që hamë;◆ dhëmbët;◆ ndërtimin e gypit ushqimor dhe funksionin e secilës pjesë të tij;◆ mënyrën se si ushqimi i tretur thithet dhe asimilohet.Figura 7.1 Pamja e brendësisë së stomakut te njerëzit.Në këtë kapitull, nxënësi/ja njihet me:Kapitulli 7: Të ushqyerit te kafshët

