Page 82 - Demo
P. 82


                                    74 BIOLOGJIA 10 - 117.1 DietaKafshët e sigurojnë ushqimin nga bimët ose nga kafshët e tjera. Ato nuk e prodhojnë vet ushqimin e tyre ashtu si bimët.Ushqimi që hanë kafshët çdo ditë quhet dietë. Shumica e kafshëve kanë nevojë për shtatë lloje lëndësh ushqyese në dietën e tyre.Ato janë:◆ karbohidrate◆ proteina◆ yndyra◆ vitamina◆ minerale◆ ujë◆ fibraNjë dietë, e cila përmban të gjitha këto lëndë në sasinë dhe raportin e duhur, quhet dietë e balancuar.Nevojat për energjiNe çdo ditë përdorim shumë energji. Sasia, që përdorim varet pjesërisht nga mosha, gjinia dhe veprimtaria që kryejmë. Në figurën 7.2 tregohen disa shembuj.Energjia që përdorim çdo ditë vjen nga ushqimi që hamë. Nëse hamë sasi të madhe, energjia e tepërt do të depozitohet si yndyrë. Nëse hamë pak, nuk do të marrim energjitë për të cilat kemi nevojë. Gjë që na bën të ndihemi të lodhur.Të gjitha ushqimet përmbajnë energji. Shkencëtarët kanë përcaktuar se sa energji gjendet në lloje të veçanta Figura 7.2 Nevoja ditore për energji.fëmijë 8 vjeçi ri e re mashkull i rriturfemër e rriturfemër shtatzënëNevoja ditore për energji / MJ024681012ushqimesh. Për më tepër informacion shihni shembuj e paraqitur në tabelën 7.1. Ju duhet të kujtoni që një gram yndyrë përmban afërsisht dyfishin e energjisë që përmban një gram proteina ose karbohidrate. Kjo është arsyeja përse duhet të eliminojmë ushqimet e skuqura nëse vëmë re se po shtojmë peshë.Dieta e një personi ndryshon në periudha të ndryshme të jetës së tij. Për shembull, një grua ka nevojë të ushqehet pak më shumë nëse ajo është shtatzënë pasi duhet të marrë më shumë kalcium dhe hekur, të cilët ndihmojnë formimin e kockave, të dhëmbëve dhe gjakun e fëmijës. Ajo ka nevojë gjithashtu për më shumë ushqim gjatë ushqyerjes me gji. Shumica e njerëzve kur arrijnë moshën 50-60-vjeçare hanë më pak, pasi metabolizmi i tyre zvogëlohet. UshqyesitUshqimi përveçse na jep energji, është i nevojshëm edhe për arsye të tjera. Për të qenë të sigurt nëse po ndjekim një dietë të balancuar duhet të hamë ushqime që përmbajnë karbohidrate, yndyra dhe proteina. Gjithashtu , ne kemi nevojë për të gjitha llojet e vitaminave dhe mineraleve, fibrave dhe ujit. Këto substanca quhet ushqyes. Nëse në dietën tonë do të ketë mungesë të këtyre ushqyesve, trupi nuk do të jetë në gjendje të funksionojë ashtu si duhet.Struktura e molekulave të karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave dhe përdorimi i tyre në trup përshkruhen në seksionet 4.2 deri 4.4. Figurat 7.3, 7.4, 7.5 dhe 7.6 tregojnë ushqimet, të cilat janë burim i mirë i këtyre ushqyesve.VitaminatVitaminat janë substanca organike, të cilat nevojiten në sasi të vogël. Nëse organizmi ynë nuk përmban sasinë e duhur të vitaminave, mund të sëmuremi nga mungesa e tyre. Tabela 7.2 jep informacion rreth vitaminës C dhe D.MineraletMineralet janë substanca inorganike. Në dietën tonë, ato nevojiten në sasi të vogël. Tabela 7.3 tregon dy më të rëndësishmit prej tyre.FibratFibrat e ruajnë gypin ushqimor në gjendje të mirë. Ushqimi lëviz përmes gypit ushqimor, sepse muskujt tkurren dhe lëshohen duke e shtyrë atë përpara. Kjo 
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86