Page 84 - Demo
P. 84


                                    76 BIOLOGJIA 10 - 11lëvizje e ushqimit në gypin ushqimor për shkak të këtij reagimi të muskujve quhet peristalsi. Muskujt e kryejnë këtë veprim kur në gypin ushqimor gjendet ushqim. Ushqimi i butë nuk i nxit shumë muskujt. Ata punojnë më fort kur ushqimi është më pak i tretshëm, si p.sh., fibrat. Fibrat e mbajnë gypin tretës në gjendje të mirë dhe ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut. Të gjitha ushqimet bimore, të tilla si fruta dhe perimet, përmbajnë fibra (figura 7.6). Arsyeja është se qelizat bimore kanë mure qelizore celuloze, të cilat nuk treten nga njerëzit. Një nga format e zakonshme të fibrave është lëvorja e drithërave të tilla si gruri, elbi dhe tërshëra, të cilat quhen krunde. Pak nga kjo lëvore gjendet te buka integrale. Orizi kaf është gjithashtu një burim i mirë fibrash.Yndyrat dhe sëmundjet e zemrësYndyrat që gjenden tek ushqimet me origjinë shtazore quhen të ngopura. Këto ushqime përmbajnë gjithashtu edhe yndyra të tjera si p.sh., kolesteroli. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se njerëzit që konsumojnë yndyra të ngopura dhe kolesterol kanë më tepër mundësi të preken nga sëmundjet e zemrës. Kjo ndodh pasi këto yndyra depozitohen brenda arterieve, duke i ngushtuar ato. Nëse ndodh tek arteriet e zemrës, atëherë këto arterie do të çojnë më pak gjak në zemër. Muskuli i zemrës do të marrë më pak oksigjen dhe nuk do të punojë ashtu si duhet, duke shkaktuar sëmundjet koronare. Depozitimet mund të shkaktojnë edhe mpiksjen e gjakut, e cila bllokon enën e gjakut. Si pasojë muskuli nuk merr më oksigjen, gjë që shkakton vdekjen e pjesshme të tij ose infarktin e zemrës (faqe 109).Produktet ushqimore, si qumështi, gjalpi, djathi dhe kremi i qumështit përmbajnë sasi të madhe yndyrash të ngopura. Po kështu edhe mishi i kuq dhe vezët. Ndërsa vajrat bimore përmbajnë yndyra të pangopura. Këto vajra bimore, si edhe vaji i peshkut, nuk e rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kështu që është e këshillueshme të përdoren në vend të yndyrave shtazore. Në vend të skuqjes me gjalpë duhet të përdoret vaji bimor. Gjalpi duhet të zëvendësohet nga yndyrat me shumë lidhje të pangopura.Peshku dhe mishi i bardhë, si ai i pulës, nuk përmbajnë shumë yndyra të ngopura, kështu për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës duhet të përdorim më shumë këto produkte dhe më pak mishin e kuq. Njerëzit mund ta mbajnë peshën e tyre në kontroll, duke ngrënë vakte të balancuara dhe duke u ushtruar fizikisht. Edhe pse një person mund të humbë peshë me shpejtësi, ai ose ajo me siguri do ta fitojë atë përsëri sapo ta ndalojë dietën. Mungesa e ushqimit dhe kequshqyerja Tabla 7.2 VitaminatTabla 7.3 MineraletVitamina Ushqimet që i përmbajnë Pse janë të nevojshme Sëmundje nga mungesaC agrume (të tilla si portokaj, limona), perime të freskëtapër të prodhuar proteinën elastike të kolagjenit, e cila gjendet në lëkurë dhe në inde të tjera; të mbajë indet në gjendje të mirëskorbuti, shkakton dhimbje në muskuj dhe kyçe dhe përgjakje të mishrave të dhëmbëve dhe në vende të tjera; kjo ka qenë sëmundja e zakonshme e marinarëve, të cilët nuk hanin perime dhe fruta të freskëta në udhëtimet e tyre të gjata.D gjalpë, e verdhë veze (mund të prodhohet në lëkurë kur bien rrezet e diellit)të ndihmojë kalciumin të thithet për të formuar kockat dhe dhëmbëtrakitizmi, në të cilin kockat bëhen të buta dhe deformohen; kjo sëmundje ka qenë e zakonshme te fëmijët në zonat industriale, të cilët dilnin rrallë në dritën e diellit.Elementet mineraleUshqimet që i përmbajnë Pse ata janë të nevojshme Sëmundje nga mungesakalcium, Caqumështi dhe produkte të tjera të përditshme, bukapër kockat dhe dhëmbët; për koagulimin e gjakutkocka dhe dhëmbë të brishtë; koagulim jo i mirë i gjakuthekur, Fe mëlçia, mishi i kuq, e verdha e vezës, perimet e gjelbrapër të prodhuar hemoglobinë, pigmentin e kuq të gjakut, i cili mbart oksigjeninanemi, që do të thotë sasi të pamjaftueshme qelizash të kuqe të gjakut, kështu indet nuk marrin oksigjen në mënyrë të mjaftueshme
                                
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88