Page 85 - Demo
P. 85
77Veprimtari praktike 7.1Analiza e ushqimeve për vitaminën CAftësitëA1 Përdorimi i teknikave, aparaturave dhe materialeveA2 PlanifikimA3 Vëzhgim, matje dhe regjistrimA4 Interpretimi dhe vlerësimi i vëzhgimeve dhe të dhënaveA5 Vlerësim metodashProva e DCPIP (diklorfenolindofenol) përdoret për përcaktuar nëse ushqimi përmban vitaminë C. DCPIP është një lëng blu. Prania e vitaminës C shkakton humbjen e ngjyrës.Fillimisht, shikoni si funksionon prova:1. Masni 2 cm3 DCPIP dhe hidheni në një provëz të pastër.2. Përdorni një pikatore për të shtuar lëng limoni te DCPIP. Numëroni sa pika duhet të shtoni përpara se DCPIP të humbë ngjyrën.Ju mund ta përdorni këtë provë për të krahasuar përqendrimin e vitaminës C në lëngje të ndryshme. Sa më pak lëng të shtohet në DCPIP, i cili humbet ngjyrën, aq më shumë vitaminë C do të përmbajë tretësira.3. Planifikoni dhe hartoni një eksperiment për të provuar hipotezat e mëposhtme.a) Lëngu i freskët i limonit përmban më shumë vitaminë C sesa lloje të tjera lëngjesh limoni.b) Patatja e freskët përmban më shumë vitaminë C për gram sesa patatja e zier apo e pjekur.c) Perimet e ngrira ose lëngjet e frutave zvogëlojnë vitaminën C që përmbajnë.d) Perimet e ruajtura në frigorifer kanë më shumë vitaminë C sesa ato të ruajtura në temperaturën e dhomës.në shumë vende të botës ka ndikuar që njerëzit të mos vuajnë nga obeziteti. Në disa vende të Afrikës, thatësira ka bërë që të korrat të mos japin mjaftueshëm ushqim për të ushqyer njerëzit. Pavarësisht ndihmës nga vendet e tjera, shumë njerëz kanë humbur jetën nga uria. Edhe pse mund të ketë ushqim të mjaftueshëm për t’i mbajtur njerëzit gjallë, ata mund të vuajnë nga kequshqyerja.Kequshqyerja shkaktohet nga mosngrënia e një diete të balancuar. Një nga format e zakonshme të kequshqyerjes është sindroma kwashiorkor (sindromë e kequshqyerjes) (figura 7.8). Kjo sindromë shkaktohet nga mungesa e proteinave në dietë. Ajo është e zakonshme te fëmijët e moshës nga nëntë muaj deri dy vjeç, pas ndërprerjes së ushqimit me qumësht gjiri. Shpesh, sindroma kwashiorkor shkaktohet nga varfëria, pasi prindërit nuk i ushqejnë fëmijët me sasi të mjaftueshme proteinash. Por ndonjëherë, kjo sindromë shkaktohet nga mungesa e njohurive rreth llojeve të ushqimit që duhet të hanë fëmijët.Fëmijët që vuajnë nga sindroma kwashiorkor janë gjithmonë nënpeshë për moshën e tyre. Zakonisht ata duken të shëndoshë, pasi dieta e tyre përmban shumë karbohidrate. Nëse fëmijët trajtohen me një dietë të pasur me proteina, ata fillojnë të rriten normalisht.Forma më e rëndë e kequshqyerjes vjen si nga mungesa e proteinave, ashtu edhe e karbohidrateve. Sasia e pakët e energjisë në dietë shkakton sindromën marasman, ku fëmijët kanë trup me peshë shumë më të vogël sesa normalja.Figura 7.7 Mbipesha rrit rrezikun për probleme serioze të shëndetit. Është vërtetuar që pesha mesatare është e lidhur drejtpërdrejt me sëmundjet e zemrës.Figura 7.8 Djali më i madh është i dobët, por me bark të fryrë, që tregon se vuan nga sindroma kwashiorkor. Kjo foto është realizuar në një kamp refugjatësh në Etiopi.Kequshqyerja mund të shkaktohet edhe nga teprica në dietë. Për shembull, sasia e lartë e yndyrës shkakton obezitetin.Mbani mendKapitulli 7: Të ushqyerit te kafshët

