Page 86 - Demo
P. 86


                                    78 BIOLOGJIA 10 - 11Kontroll njohurish7.1 Një dietë e balancuar përmban këta ushqyes:karbohidrate yndyra proteinavitamina minerale ujëa) Përcaktoni se cilët nga këta ushqyes janë organikë dhe cilët inorganikë?b) Cilët nga këta ushqyes prodhojnë energji?c) Cili është roli i fibrave në dietë?7.2 Rendisni tri probleme të shëndetit të lidhura me obezitetin.7.3 Çfarë është sëmundja koronare e zemrës?7.4 Cili është ndryshimi midis urisë (mungesës së ushqimit) dhe kequshqyerjes?7.5 Cili është kuptimi i një sëmundjeje që shkaktohet nga mungesa të ndryshme?7.6 Jepni dy shembuj sëmundjesh që shkaktohen nga këto mungesa.7.2 TretjaGypi ushqimor i gjitarëve është një tub i gjatë që kalon nga një skaj i trupit te tjetri (figura 7.9). Përpara se ushqimi të përdoret nga kafsha, ai kalon nga gypi ushqimor në qarkullimin e gjakut. Ky proces quhet përthithje (absorbim). Që molekulat e ushqimit të përthithen duhet të kalojnë përmes mureve të gypit ushqimor. Zakonisht, ushqimi i gjitarëve përmban molekula të mëdha proteinash, karbohidratesh dhe yndyrash. Përpara se këto molekula të përthithen, ato duhet të shpërbëhen në molekula më të vogla. Ky proces quhet tretje.Figura 7.9 Mënyra se si e trajton kafsha ushqimin.Tabla 7.4 Funksionet tretëse të enzimave.2 Tretja Molekulat e mëdha dhe të patretshme të ushqimit shpërbëhen në molekula të vogla.1 Gëlltitja Ushqimi futet në gypin ushqimor 4 Jashtënxjerrja Ushqimi, i cili nuk mund të tretet ose përthithet, nxirret jashtë trupit.3 Përthithja Molekulat e vogla përthithen në gjak.Figura 7.10 paraqet çfarë u ndodh yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve, të cilët duhen të treten. Vështroni vetëm një kolonë nga lart poshtë për të parë se çfarë i ndodh këtij lloj ushqyesi ndërsa kalon në gypin ushqimor.Molekulat e mëdha të karbohidrateve të tilla si polisakaridet shpërbëhen në sheqerna të thjeshtë (monosakaride), ndërsa proteinat shpërbëhen në aminoacide. Yndyrat neutrale shpërbëhen në acide yndyrore dhe glicerol (tabela 7.4)Sheqernat e thjeshtë, vitaminat dhe mineralet janë molekula të vogla , të cilat përthithen ashtu si janë. Pra, ato nuk kanë nevojë të treten.Ushqyesit Enzimat që i tresinMolekulat e vogla të prodhuaraamidoni amilaza sheqerna të thjeshtëproteina proteaza aminoacideyndyra lipaza acide yndyrore dhe glicerolTretja mekanike dhe kimikeShpesh kafshët e hanë ushqimin me copa të mëdha. Këto copa ushqimi janë të nevojshme të copëtohen nga dhëmbët dhe lëvizja bluajtëse e gypit ushqimor. Ky proces quhet tretje mekanike.Pasi copat e ushqimit janë bluar, molekulat e mëdha të pranishme shpërbëhen në molekula më të vogla.
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90