Page 88 - Demo
P. 88
80 BIOLOGJIA 10 - 11Kontroll njohurish7.7 Çfarë është tretja?7.8 Emërtoni dy grupe ushqimesh, të cilat nuk kanë nevojë të treten.7.9 Çfarë ndryshon midis tyre në tretjen e secilit lloj ushqimi: a polisakaride, b proteina dhe c yndyra?7.10 Çfarë kuptoni me tretje kimike?7.3 DhëmbëtDhëmbët ndihmojnë tretjen mekanike dhe gëlltitjen e ushqimit që konsumojmë. Dhëmbët përdoren për të kafshuar copat e ushqimit, të cilët e shtypin dhe e bluajnë. Kjo e bën ushqimin të ketë një sipërfaqe kontakti më të madhe, gjë që i lehtëson punën enzimave për ta tretur në sistemin tretës.Ndërtimi i dhëmbit është paraqitur në figurën 7.11. Pjesa e dhëmbit, e cila futet në nofull quhet rrënjë. Pjesa e tij e dukshme quhet kurorë, e cila mbulohet nga smalti. Smalti është substanca më e fortë e prodhuar nga kafshët, e cila është e vështirë të thyhet. Megjithatë, ai mund të tretet nga acidet. Bakteret ushqehen me ushqimin e ëmbël të mbetur në dhëmbë. Në këtë proces prodhohet acid, i cili tret smaltin dhe shkakton prishjen e tij.Nën smalt ka një shtresë të quajtur dentinë, e cila është e ngjashme me kockën. Dentina, në krahasim me smaltin, është më e butë. Ajo ka kanale te të cilat gjendet citoplazmë e gjallë.Në qendër të dhëmbit gjendet pulpa, e cila përmban nerva dhe enë gjaku që furnizojnë citoplazmën e dentinës me ushqime dhe oksigjen. Rrënja e dhëmbit është e mbuluar nga cementi. Ajo përmban fibra që rriten jashtë saj. Fibrat ngjisin dhëmbin me nofullën dhe e lejojnë atë të lëvizë lehtësisht gjatë kafshimit apo përtypjes.Figura 7.11 Prerje gjatësore e dhëmbit prerës. kurorarrënjasmaltidentinazgavra me pulpë, që përmban nervat dhe enët e gjakutmishi i dhëmbëvecementi fibrat që ngjisin dhëmbin me nofullënnofullafurnizimi me gjak për dhëmbinFigura 7.12 Kafkë njerëzore ku vihen re llojet e ndryshme të dhëmbëve.kafkaorbitatnofullanofulla e poshtmedhëmbi prerësdhëmballa paramolaredhëmballa molareartikulacioni i nofullësdhëmbi i qenit Koncepte kyçegëlltitje – futja e substancave, si ushqim dhe pije, në trup nëpërmjet gojës.This goes beyond the syllabus

