Page 89 - Demo
P. 89


                                    81Llojet e dhëmbëveShumica e gjitarëve kanë katër lloje dhëmbësh (figurat 7.12 dhe 7.13). Dhëmbët prerës janë të vendosur në pjesën e përparme të nofullës dhe kanë teh të fortë në formë dalte. Ata përdoren për të kafshuar ushqimin. Dhëmbët e qenit janë me majë dhe vendosen në krah të prerësve. Paramolarët dhe molarët janë dhëmballë, të vendosur në pjesën e pasme të nofullës. Ata përdoren për ta përtypur ushqimin. Te njerëzit, dhëmballët e fundit, quhen dhëmballë pjekurie. Ato rriten më vonë se dhëmbët e tjerë, kur personi arrin moshën madhore.Gjitarët dallohen nga kafshët e tjera edhe pse kanë dy radhë të daljes së dhëmbëve. Dhëmbët e parë quhen dhëmbët e qumështit, ose dhëmbët rënës. Te njerëzit, ata fillojnë të rriten kur fëmija është pesë muajsh. Në moshën 24 deri në 30 muaj, shumica e fëmijëve kanë një grup prej 20 dhëmbësh. Grupi i parë i dhëmbëve fillon të bjerë rreth moshës shtatëvjeçare. Dhëmbët e rënë zëvendësohen nga 20 dhëmbë, ndërsa dalin dhe 12 dhëmbë të rinj, të cilët plotësojnë grupin e dhëmbëve të përhershmëm. Të gjithë së bashku formojnë 32 dhëmbë. Pjesa më e madhe e njerëzve i kanë të gjithë dhëmbët e përhershëm në moshën rreth 17-vjeçare.Prishja e dhëmbëvePrishja e dhëmbëve dhe e mishrave të dhëmbëve është një problem i zakonshëm. Në hapësirën e gojës jeton një sasi të madhe bakteresh, shumicave e të cilave janë të padëmshme. Megjithatë, një pjesë e tyre, së bashku me substancat që vijnë nga pështyma, formojnë një shtresë të hollë mbi dhëmbë, e cila quhet pllakë. Pllaka është e butë dhe e lehtë për t’u hequr kur është e sapoformuar, por nëse ajo nuk hiqet forcohet dhe formon gurrëzat, të cilat nuk mund të pastrohen me furçën e dhëmbëve.Sëmundja e mishrave të dhëmbëveNëse pllaka nuk hiqet, bakteret mund të infektojnë mishrat e dhëmbëve, të cilat fryhen dhe mund të gjakosen gjatë larjes me furçë. Kjo zakonisht është pa dhimbje, por bakteret mund të depërtojnë dhe të rriten rreth rrënjës së dhëmbëve. Dhëmbët fillojnë të lëvizin dhe lind nevoja të hiqen (figura 7.14).Figura 7.13 Llojet e dhëmbëve te njeriu.pamje ballore pamje anësoreDhëmbët prerës kanë formë dalte për të kafshuar copat e ushqimit.Dhëmbët e qenit (kaninët) janë të ngjashëm me dhëmbët prerës te njeriu.Paramolarët kanë sipërfaqe të madhe për të bluar ushqimin.Molarët, ashtu si paramolarët, përdoren për të bluar ushqimin.Figure 7.14 Sëmundja e mishrave të dhëmbëve.1 Pllaka formohet midis dhëmbit dhe mishit të dhëmbit.2 Nëse pllaka nuk hiqet, bakteret mund të punojnë rreth rrënjës së dhëmbit.3 Dhëmbi lirohet dhe mund të bjerë.pllaka Kapitulli 7: Të ushqyerit te kafshët
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93