Page 9 - Demo
P. 9


                                    Kapitulli 1: Klasifikimi 1Paradoksi i ornitorinkutNë vitin 1788, kur mbërritën në Australi, britanikët u mahnitën nga kafshët e shumta. Midis tyre panë edhe një kafshë të mbuluar me qime, me këmbë membranore dhe sqep, e cila ishte ndër më sfidueset, nisur nga sa dinin e njihnin deri atëherë (figura 1.1).Popullsia indigjene vendase, e cila jetonte në Australi prej më shumë se 50 000 vjetësh, përdorte emra të ndryshëm për këtë kafshë, të cilët nuk parapëlqeheshin nga britanikët. Ata dëshironin që jo vetëm t'i vendosnin një emër kësaj kafshe, por edhe ta klasifikonin, duke gjetur se cilit grup kafshësh i përkiste. Pikërisht këtu filloi problemi. Kafsha kishte këmbë membranore dhe sqep si rosë, por njëkohësisht kishte qime si urith, dhe askush nuk e dinte nëse shtohej me vezë apo lindte të vegjël. A ishte kjo kafshë një zog? Apo ishte gjitar? Askush nuk mund ta vendoste. Në vitin 1799, një individ i ngordhur i kësaj kafshe u dërgua në Angli për t’u studiuar më me hollësi nga dr. Xhorxh Shou (George Shaw). Kur dr. Shou filloi studimin e tij, mendoi se kjo kafshë nuk ishte e vërtetë. Ai kontrolloi me hollësi nëse dikush ia kishte ngjitur sqepin në kokë, por pas një vëzhgimi të kujdesshëm dukej qartë se sqepi ishte pjesë e kafshës. Dr. Shou i vendosi asaj emërtimin Platypus anatinus ose “Platipus”, që do të thotë “këmbësheshti”, ndërsa “anatinus” lidhet me ngjashmërinë që kafsha ka me rosën, pra “si një rosë”. Pas vendosjes së këtij emërtimi, dikush vuri në dukje se Platypus nuk mund të përdorej, pasi ishte përdorur për emërtimin e një lloj insekti flatrafortë. Në këto rrethana, u propozua një emërtim i ri nga një shkencëtar gjerman, i cili i vendosi kafshës emërtimin shkencor që mban edhe sot, Ornithorhynchus paradoxus. Fjala e parë do të thotë “hundë si një zog” dhe e dyta “i çuditshëm”. Edhe pse emri latin Platypus nuk mund të përdoret, njerëzit e quajnë kështu. Në vitet në vazhdim, u gjetën prova që ai shumohej me vezë dhe nuk lindte të vegjël. Megjithatë, i ushqente të vegjlit me qumësht, e cila është karakteristikë e gjitarëve. Shkencëtarët kanë vendosur që ta klasifikojnë platipusin si gjitar, pavarësisht se ai është i pajisur me sqep dhe shumohet me vezë. Kjo kafshë u klasifikua në një grup të ri gjitarësh, të quajtur monotremë.1 Klasifikimi Figura 1.1 Platipusi është përshtatur për të gjuajtur nën ujë.Në këtë kapitull, nxënësi/ja njihet me:◆ karakteristikat e qenieve të gjalla;◆ emërtimin e organizmave me anë të përdorimit të sistemit binomial (dyemëror);◆ klasifikimin e organizmave të gjallë;◆ përdorimin e çelësave dikotomikë për të përcaktuar organizmat e gjallë.1
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13