Page 90 - Demo
P. 90
82 BIOLOGJIA 10 - 11Prishja e dhëmbëveNëse sheqernat mbeten në gojë, bakteret te pllaka e dhëmbit do të ushqehen me to. Ato përdorin frymëmarrjen duke e bërë mjedisin acid. Acidi në mënyrë graduale tret smaltin, i cili mbulon dhëmbin dhe vazhdon më tej te dentina (figura 7.15). Dentina tretet më shpejt sesa smalti. Nëse nuk bëhet asgjë për ta rregulluar, dhëmbi me shumë mundësi duhet të hiqet.Ekzistojnë disa këshilla të thjeshta, të cilat mund t’i ndiqni në mënyrë që t’i mbani dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve të shëndetshëm.1. Mos hani sheqer. Nëse nuk konsumoni sheqer, nuk do të keni prishje të dhëmbëve. Edhe pse të gjithëve na pëlqen ushqimi i ëmbël, duhet të tregohemi të kujdesshëm në konsumimin e sasisë së sheqerit. Hani gjëra të ëmbla vetëm një herë ose dy herë në ditë, mundësisht gjatë vaktit të të ngrënit. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të mos pini ose të mos përtypni gjëra të ëmbla gjatë ditës. Dhe mos harroni që shumë pije përmbajnë sasi të madhe sheqeri. 2. Përdorni në mënyrë të rregullt pastë dhëmbësh me fluor. Fluori i bën dhëmbët më të qëndrueshëm ndaj prishjes. Duke pirë ujë, i cili përmban fluor, ose duke i larë dhëmbët me pastë dhëmbësh me përmbajtje fluori, ju ulni mundësinë e prishjes së dhëmbëve. Larja e mirë dhe e rregullt ndihmon në largimin e pllakës, duke parandaluar prishjen e dhëmbëve dhe sëmurjen e mishrave të dhëmbëve.3. Bëni vizita të rregullta te dentisti. Kontrolli i rregullt ju siguron që të parandaloni çdo sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe çdo prishje të tyre.Figura 7.15 Prishja e dhëmbëve.1 Copa të ushqimit me sheqer mbesin në plasaritjet e dhëmbëve.2 Bakteret, duke u ushqyer me sheqer prodhojnë acid, i cili hap një vrimë te smalti dhe dentina.3 Në zgavrën e pulpës ka nerva, kështu që dhëmbi fillon të dhëmbë nëse infeksioni ka prekur nervat.4 Infeksioni mund të përhapet me shpejtësi brenda zgavrës së pulpës dhe mund të formojë qese me qelb në rrënjën e dhëmbit.Veprimtari praktike 7.2Kontrolli i dhëmbëveKontroll njohurish7.11 Çfarë janë dhëmbët prerës dhe për çfarë përdoren ata?7.12 Përshkruani dy karakteristika nga të cilat dhëmbët e gjitarëve ndryshojnë nga ato të kafshëve të tjera.7.13 Çfarë është pllaka?7.14 Shpjegoni se si pllaka mund të shkaktojë: a sëmundjen e mishit të dhëmbëve, b prishjen e dhëmbëve.7.4 Gypi ushqimorGypi ushqimor është një tub i gjatë, i cili kalon nga goja në vrimën anale (anusi). Ai është pjesë e sistemit tretës në të cilin përfshihen edhe mëlçia dhe pankreasi. Muri i gypit tretës përmban muskuj, të cilët tkurren dhe lëshohen për ta shtyrë ushqimin përgjatë tij. Kjo lëvizje quhet peristalsi (figura 7.16). Ndonjëherë ushqimi qëndron në një pjesë të gypit ushqimor, përpara se të kalojë në pjesën tjetër. Muskuj të veçantë mund ta mbyllin plotësisht tubin në një pjesë të caktuar. Ata janë muskujt sfinkter.Për ta ndihmuar ushqimin të rrëshqasë me lehtësi përmes gypit ushqimor, ai lubrifikohet me mukus. Mukusi prodhohet te qelizat kupë, të cilat gjenden përgjatë gypit ushqimor.Secila pjesë e gypit ushqimor ka rolin e saj në tretjen,

