Page 92 - Demo
P. 92
84 BIOLOGJIA 10 - 11Figura 7.18 Zgavër stomaku (gastrik).“Gastrik” do të thotë “ka të bëjë me stomakun”.lumeni i stomakutshtresa e mukusi muri muskulor i stomakut qeliza që prodhojnë mukusqeliza që prodhojnë pepsinëqeliza që prodhojnë acid klorhidrikUji shërben për tretjen e substancave të ushqimit, duke na ndihmuar t’i shijojmë ato. Mukusi e ndihmon ushqimin e përtypur të bashkohet në një top dhe të rrëshqasë lehtësisht në ezofag pasi të gëlltitet. Amilaza e shpërbën amidonin e ushqimit në maltozë. Zakonisht, ajo nuk e përfundon këtë proces, pasi ushqimi nuk qëndron për një kohë të gjatë në gojë. Megjithatë, nëse ju përtypni për një kohë të gjatë një copë bukë, e cila përmban amidon, ju mund të shijoni ëmbëlsinë e maltozës, që ajo prodhon.EzofaguFaringu është rrugë e përbashkët e ajrit dhe ushqimit. Ai degëzohet në dy tuba. I pari në krye është trakea, i cili transporton ajrin në mushkëri. Mbas trakesë është ezofagu, i cili e transporton ushqimin në stomak.Gjatë gëlltitjes, një pjesë kërcore e quajtur epiglota mbyll hyrjen e trakesë, me qëllim që të ndalojë ushqimin të kalojë në mushkëri.Lidhja e ezofagut me stomakun kontrollohet nga një muskul rrethor, i quajtur sfinkter. Ky muskul lëshohet që të lejojë ushqimin të kalojë në stomak. StomakuStomaku përbëhet nga një mur i fortë muskulor. Muskujt tkurren dhe lëshohen për të copëtuar në copa të vogla ushqimin dhe për ta përzier atë me enzimat dhe mukusin. Përzierja e formuar quhet kime.Si të gjitha pjesët e gypit ushqimor, muri i stomakut përmban qelizat kupë, të cilat sekretojnë mukus. Ai përmban gjithashtu qeliza, të cilat prodhojnë enzimat proteazë dhe qeliza që prodhojnë acid klorhidrik. Këto janë të vendosura në gropat e murit të stomakut (figura 7.18). Proteaza më e rëndësishme në stomak është pepsina, e cila i tret proteinat duke i shpërbërë në dipeptide dhe trepeptide. Pepsina vepron në mjedis acid. Acidi ndihmon gjithashtu të vriten të gjitha bakteret e pranishme në ushqim.Një tjetër enzimë, renina, prodhohet vetëm në stomakun e gjitarëve të vegjël si pasojë e qumështit që ata marrin nga nëna. Proteinat e qumështit te të rriturit shpërbëhen nga pepsina.Stomaku mund ta depozitojë ushqimin për një kohë të gjatë. Pas një ose dy orësh, sfinkteri, në dalje të stomakut, hapet dhe lejon të hyjë kimen në duoden.Zorra e hollëZorra e hollë është pjesë e gypit ushqimor midis stomakut dhe kolonit dhe ka një gjatësi prej 5 m. Ajo ka e marrë këtë emër pasi është shumë e ngushtë.Pjesë të ndryshme të zorrës së hollë kanë emra të ndryshëm. Pjesa e parë, afër stomakut, është duodeni, ndërsa pjesa e fundit, afër kolonit, quhet ileumi.Disa enzima sekretohen në duoden. Ato prodhohen në pankreas, i cili është një gjëndër që ka ngjyrë kremi e vendosur nën stomak. Një tub i quajtur kanali pankreatik del nga pankreasi dhe hyn në duoden. Lëngu pankreatik, i cili është një lëng i prodhuar nga pankreasi, rrjedh përgjatë tubit.Ky lëng përmban shumë enzima, të tilla si: amilazën, proteazën dhe lipazën. Amilaza e shpërbën amidonin në maltozë. Tripsina është një proteazë, e cila shpërbën proteinat në polipeptide. Lipaza shpërbën yndyrat (lipidet) neutrale në acide yndyrore dhe glicerol.Këto enzima nuk funksionojnë mirë në mjedis acid, por kimeja, e cila vjen nga stomaku përmban acid klorhidrik. Lëngu pankreatik përmban hidrogjenkarbonat, i cili e neutralizon pjesërisht acidin.

