Page 93 - Demo
P. 93


                                    85Lëngu i tëmthitAshtu si lëngu pankreatik, një tjetër lëng derdhet në duoden. Ai quhet tëmth (lëngu biliar). Tëmthi, lëng ujor që ka ngjyrë të verdhë në të gjelbër dhe pH, ndihmon në neutralizimin e përzierjes acide që vjen nga stomaku. Ai prodhohet në mëlçi dhe depozitohet në fshikëzën e tëmthit. Tëmthi derdhet në duoden me anë të kanalit të tëmthit.Edhe pse nuk përmban asnjë enzimë, tëmthi ndihmon në tretjen e yndyrave. Ai thërrmon pikat e mëdha të yndyrës në pika të vogla, duke lehtësuar veprimin mbi to të lipazës dhe të lëngut pankreatik t’i shpërbëjnë ato në acide yndyrore dhe glicerol. Ky proces quhet emulsionim dhe realizohet nga kripërat e tëmthit të quajtura kripëra biliare. Emulsionimi është lloj tretjeje mekanike.Tëmthi përmban edhe pigmente të verdha biliare. Ato prodhohen në mëlçi gjatë shpërbërjes së qelizave të kuqe të gjakut. Pigmentet e tëmthit prodhohen nga hemoglobina, por nuk janë të nevojshme për trupin, prandaj ato dalin jashtë me feçet.ViletEdhe pse merr enzima të prodhuara në pankreas, zorra e hollë prodhon vet disa enzima. Këto enzima prodhohen nga qelizat e mureve të saj.Muri i brendshëm i zorrës së hollë – duodeni dhe ileumi – është i mbuluar me miliona të ngritura të vogla, të cilat quhen vile. Çdo vile është rreth 1 mm e gjatë (figurat 7.19, 7.20, 7.21). Qelizat që mbulojnë vilet prodhojnë enzima të cilat nuk shkojnë në lumenin e zorrës së hollë, por qëndrojnë brenda qelizave që i prodhojnë. Këto enzima përfundojnë tretjen e ushqimit.Karbohidraza maltazë shpërbën maltozën në glukozë. Proteazat përfundojnë shpërbërjen e polipeptideve në aminoacide. Lipaza përfundon shpërbërjen e yndyrave neutrale në acide yndyrore dhe glicerol.Përthithja e ushqimit të treturDeri tani, dimë se shumica e karbohidrateve janë shpërbërë në sheqerna të thjeshtë, proteinat janë shpërbërë në aminoacide dhe yndyrat neutrale në acide yndyrore dhe glicerol. Këto molekula janë mjaft të vogla dhe mund kalojnë në gjak përmes murit të zorrës së hollë. Ky kalim quhet përthithje (absorbim).Zorra e hollë është e përshtatur të përthithë sa më mirë lëndët ushqyese. Disa nga karakteristikat e saj janë renditur në tabelën 7.5.Figura 7.19 Prerja gjatësore e një vili.qelizat kupë, që prodhojnë mukusinlakteal, që përthith yndyrat e treturakapilarë gjaku, që përthithin molekulat e vogla si aminoacide dhe sheqernaarteria, sjell gjak nga zemravena, kthen gjakun në mëlçi 0,1mm6μmmembrana bazalebërthamaqeliza kupë mukusmikrovileFigura 7.20 Hollësi të sipërfaqes së vileve.Uji, kripërat minerale dhe vitaminat gjithashtu përthithen në zorrën e hollë. Zorra e hollë përthith 5 deri në 10 dm3 ujë në ditë.Kapitulli 7: Të ushqyerit te kafshët
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97