Page 94 - Demo
P. 94


                                    86 BIOLOGJIA 10 - 11Tabela 7.6 paraqet mënyrën e tretjes në gypin ushqimor të njerëzve.Zorra e trashëKoloni dhe rektumi quhen zakonisht zorra e trashë, sepse janë tuba më të gjerë sesa duodeni dhe ileumi.Jo të gjitha ushqimet që hamë mund të treten dhe për pasojë këto ushqime nuk mund të përthithen në zorrën e hollë. Ato vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt zorrës qorre, kalojnë apendicitin dhe shkojnë në kolon. Te njerëzit, zorra qorre dhe apendiciti nuk kanë ndonjë funksion. Në kolon përthithen shumë kripëra dhe ujë. Megjithatë, koloni përthith shumë më pak ujë sesa zorra e hollë.Ndërkohë që ushqimi arrin në rektum, shumica e substancave, të cilat mund të përthithen kalojnë në gjak. Gjithçka, që ka mbetur është ushqim i patretshëm (fibra ose pjesë të forta) dhe qeliza të vdekura nga brendësia e gypit ushqimor. Kjo përzierje formon jashtënxjerrjet, të cilat nxirren jashtë me intervale nga vrima anale (anusi). Ky proces quhet jashtënxjerrje.Figura 7.22 Përthithja e ushqyesve të tretur në vile.Disa molekula si uji, aminoacidet, sheqernat dhe disa yndyra, mineralet dhe vitaminat, përthithen nga kapilarët me anë të difuzionit dhe transportit aktiv.difuzion drejt gradientit të përqendrimittransport aktivfluksi i masësDisa yndyra përthithen nga laktealetgjak nga aorta gjak për te vena porta e mëlçisëLimfë drejt enëve limfatike dhe më pas në zemërTabla 7.5 Mënyra se si është përshtatur zorra e hollë për të përthithur ushqyesit e tretur.Karakteristikat Si ndihmojnë ato në procesin e përthithjesËshtë shumë e gjatë, rreth 5 m te njerëzit e rritur. I jep kohë tretjes të jetë e plotë dhe ushqimi i tretur të përthithet me ngadalë.Ka vile. Çdo vile është e mbuluar me qeliza, të cilat kanë disa të ngritura si fije mbi to, të quajtura mikrovile.I jep sipërfaqes së brendshme të zorrës së hollë një shtrirje të madhe. Sa më e madhe të jetë sipërfaqja e takimit, aq më shpejt përthithen ushqyesit.Vilet përmbajnë kapilarë gjaku.Monosakaridet, aminoacidet, uji, mineralet, vitaminat dhe disa yndyra kalojnë në gjak për të shkuar në mëlçi dhe më pas në të gjithë trupin.Vilet përmbajnë lakteale, të cilat janë pjesë e sistemit limfatik. Yndyrat përthithen në lakteale.Vilet kanë mure me një shtresë njëqelizore. Ushqyesit e tretur mund ta përshkojnë me lehtësi murin për të kaluar në kapilarët e gjakut dhe laktealet.Veprimtari praktike 7.3Model përthithjeje
                                
   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98