Page 96 - Demo
P. 96


                                    88 BIOLOGJIA 10 - 11DiarrejaDiarreja është humbja e ujit me anë feçeve. Kjo ndodh kur në zorrë nuk përthithet mjaftueshëm uji i mbeturinave ushqimore që duhet të nxirren jashtë. Nëse periudha e diarresë vazhdon për një kohë të gjatë, ajo mund të kthehet në një sëmundje të rrezikshme. Diarreja është shkaku i dytë më i madh i vdekjeve të fëmijëve në botë. (Shkaku i parë është pneumonia.) Një person me diarre të rëndë mund të humbë sasi të mëdha uji dhe kripërash nga trupi i tij, duke bërë që disa inde dhe organe të mos funksionojnë mirë. Mënyra më e mirë e trajtimit të një personi që vuan nga diarre e rëndë është të përdorë një terapi rihidratimi (rimarrje uji). Kjo terapi përfshin pirjen e lëngjeve, të cilat përmbajnë ujë dhe sasi të vogla kripërash dhe sheqeri të tretur në të. Edhe pse në shitje gjenden lëngje të posaçme për rihidratim nga goja, shumë gjetje shtëpiake funksionojnë po aq mirë. Për shembull, lëngu i arrës së kokosit të gjelbër ose dhalli me një sasi kripërash ose pije e bërë me kos dhe kripëra mund të jenë shumë efektive. Diarreja mund të shkaktohet nga shkaqe të ndryshme. Një nga këto është infeksioni nga bakteret, të cilat shkaktojnë sëmundjen e kolerës (figura 7.23). Këto baktere mund të përhapen me anë të ujit dhe ushqimit të ndotur nga feçet e një njeriu të infektuar. Në vende ku njerëzit janë të detyruar të jetojnë në kushte pa higjienë, si në një kamp refugjatësh, sëmundja e kolerës mund të përhapet shumë shpejt (figura 7.24). Epidemia më e keqe e kolerës në kohët tona ka rënë në Haiti në vitin 2010, mbas një tërmeti që shkatërroi mijëra shtëpi. Të paktën 8 000 veta vdiqën nga kjo sëmundjeBakteri i kolerës jeton dhe ushqehet në zorrën e hollë. Ai prodhon një toksinë (helm), e cila nxit qelizat, të cilat veshin zorrën, të sekretojnë jone klorur (figura 7.25). Këto jone akumulohen në lumenin e zorrës së hollë. Kjo gjë rrit përqendrimin e tyre në lëngun e lumenit, duke ulur potencialin e ujit. Kur potenciali zvogëlohet më shumë sesa potenciali i ujit në enët e gjakut të mureve të zorrës, atëherë uji lëviz nga gjaku në lumenin e zorrës për osmozë.Kjo është arsyeja përse kolera është e rrezikshme. Trupi humbet sasi të mëdha uji nëpërmjet feçeve. Megjithatë, për sa kohë që mund të merren lëngje të mjaftueshme për të zëvendësuar këto humbje, pothuajse çdo person që vuan nga kolera mund të shërohet.Figura 7.23 Bakteret e kolerës, të para me një mikroskop elektronik me skanim. Ato janë zmadhuar rreth 23 000 herë.Figura 7.24 Trajtimi i kolerës në Haiti. Kur lëngjet e humbura janë shumë të mëdha, terapia rihidratuese mund të jepet drejtpërdrejt në gjak në vend që të jepen lëngje nga goja.Figura 7.25 Mënyra se si e shkaktojnë diarrenë toksinat e kolerës.muri i gypit ushqimor muri i gypit ushqimor1 Bakteret e kolerës janë gëlltitur dhe shumëfishuar.2 Bakteret vendosen në murin e gypit ushqimor.3 Bakteret lëshojnë toksina.4 Toksina shkakton lëshimin e joneve Cl-.5 Lëshimi i joneve bën që uji të lëvizë drejt lumenit për osmozë.6 Tani ka shumë ujë në gyp (diarre ujore). Gjaku përmban më pak jone Cl- dhe ujë.kapilar gjaku lumenibakteret e kolerësCl−H2O
                                
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100