Page 97 - Demo
P. 97
89Kontroll njohurish7.15 Çfarë është muskuli sfinkter?7.16 Emërtoni dy vende në gypin ushqimor ku ka muskul sfinkter.7.17 Në cilat pjesë të gypit ushqimor sekretohet mukus? Shpjegoni arsyen.7.18 Emërtoni dy pjesë të gypit ushqimor ku sekretohet amilaza. Cili është roli i saj? 7.19 Çfarë është epiglota?7.20 Përse muri i stomakut sekreton acid klorhidrik?7.21 Cilat janë dy pjesët e gypit ushqimor që formojnë zorrën e hollë?7.22 Cilat janë dy lëngjet tretëse që derdhen në duoden?7.23 Si e ndihmojnë tretjen kripërat biliare?7.24 Çfarë është diarreja dhe si mund të trajtohet ajo?7.25 Si e shkakton diarrenë bakteri i kolerës?Koncepte kyçeAsimilim – lëvizje e molekulave të tretura të ushqimit drejt qelizave të trupit ku ato do të përdoren.mëlçiaapendicitizorra qorrevena porta e mëlçisëzorra e hollëkolonirektumivrima anale (anusi )Figura 7.26 Vena porta e mëlçisë transporton ushqyesit e përthithur nga zorra e hollë në mëlçi.7.5 AsimilimiMbasi janë përthithur në gjak, ushqyesit shkojnë në venën porta të mëlçisë (figura 7.26). Mëlçia trajton disa prej tyre dhe më pas ata përthithen nga organet për të cilët kanë nevojë (faqe 184). Disa nga këta ushqyes shpërbëhen, disa shndërrohen në substanca të tjera ndërsa disa të tjerë depozitohen dhe mbeten ashtu siç janë.Ushqyesit e tretur në plazmën e gjakut, shkojnë më pas në pjesë të tjera të trupit ku ata mund të asimilohenpër t’u bërë pjesë e qelizës. Mëlçia luan rol të rëndësishëm në metabolizmin e glukozës. Nëse ka në gjak me shumicë glukozë, mëlçia e shndërron një pjesë të tij në glikogjen dhe më pas e depoziton atë. Për këtë, ju mund të lexoni më tepër në faqen 184. Kapitulli 7: Të ushqyerit te kafshët

