Page 98 - Demo
P. 98
90 BIOLOGJIA 10 - 11Ju duhet të dini:◆ që dietat e balancuar janë të ndryshme për njerëz të ndryshëm;◆ si një dietë e varfër mund të ndikojë shëndetin, duke përfshirë urinë, obezitetin dhe sëmundjen koronare të zemrës;◆ shkaqet dhe efektet e kequshqyerjes proteiko-energjetike;◆ përse ushqimi duhet të tretet përpara se ai të mund të përthithet◆ funksionin e amilazës, proteazës dhe lipazës;◆ strukturën dhe funksionin e gypit ushqimor dhe organeve të tjera të sistemit tretës;◆ strukturën dhe funksionin e dhëmbëve dhe shkaqet e prishjes së tyre;◆ shkaqet, efektet dhe trajtimi i kolerës;◆ si asimilohen ushqyesit nga qelizat e trupit.PërmbledhjeKontroll njohurish1. Shpjegoni ndryshimin midis secilit prej çifteve të termave.a) smalt, dentinëb) tretje, përthithjec) zorra e hollë, zorra e trashëd) tëmth, lëng pankreatik2. a) Çfarë kuptoni me dietë të balancuar? b) Duke përdorur tabelën 7.1 dhe figurën 7.2, planifikoni menynë për një ditë, e cila duhet të përputhet me një dietë të balancuar për: i. një djalë të ri dhe ii. një grua shtatzënë. Për secilin ushqim që përfshini, tregoni sasinë e energjive dhe çfarë lloj ushqyesish përmban.3. Vizatimi më poshtë paraqet sistemin tretës te njerëzit.AHIJBCDFGE

