Page 102 - Demo
P. 102


                                    98AFTËSI22.1 Njësitë e përbëra1 Klara niset nga shtëpia për në punë në 7:45 dhe arrin në 8:10 të mëngjesit. Ajo i jep makinës me një shpejtësi mesatare prej 56 km/orë. Sa rrugë bën për në punë Klara?2 Një kallëp hekuri ka formën e një kuboidi me gjerësi 2 cm, lartësi 12 cm dhe gjatësi 30 cm. Hekuri ka një dendësi prej 7,87 g/cm3. Gjeni masën e kallëpit të hekurit, duke e shprehur me dy shifra pas presjes dhjetore.3 Një bllok alumini ka formën e një kuboidi me përmasa 3,4 m, 0,5 m dhe 2,1 m. Alumini e ka dendësinë 2,7 g/cm3. Gjeni masën e bllokut të aluminit në kilogramë.4 Largesa ndërmjet Tokës dhe Diellit është afërsisht 1,44 × 108 km. a Kthejeni këtë numër nga trajta standarde në trajtë të zakonshme.b Në qoftë se shpejtësia e dritës është afërsisht 3 × 105 km/s, gjeni sa kohë i duhet dritës për të përshkuar largesën nga Dielli në Tokë.5 DVD-të bosh shiten në dy lloje paketimesh. Një pako me 4 DVD kushton 515 lekë. Një pako me 6 DVD kushton 620 lekë. Cila pako është më me leverdi?6 Meri paguhet me 1 000 lekë në orë, për 40 orë në javë dhe 1,5 herë pagën orare në qoftë se punon më shumë se 40 orë. Meri paguhet dyfish në qoftë se punon të dielave. Llogaritni pagën e Merit, në qoftë se ajo ka punuar 45 orë nga e hëna në të premten dhe 8 orë të dielën.Njësitë dhe përpjesëtimet 9898AFTËSI AFTËSINjësitë dhe përpjesëtimet22.1
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106