Page 104 - Demo
P. 104
100AFTËSI22.3 Përpjesëtimi i drejtë dhe i zhdrejtë1 Masa e arit, g, është në përpjesëtim të drejtë me vëllimin e tij, V.a Në qoftë se 200 cm3 ar kanë një masë prej 3 864 g, gjeni një formulë për varësinë ndërmjet masës dhe vëllimit të arit.b Gjeni masën e një kallëpi ari me përmasa 20 cm × 8 cm × 4 cm.c Gjeni vëllimin e një kallëpi ari me një masë prej 46,368 kg. Cilat mund të jenë përmasat e këtij kallëpi?2 P ka një varësi me katrorin e q. P = 51,2 kur q = 3,2a Gjeni formulën e varësisë së P me q.b Gjeni vlerën e P kur q = 0,3.c Gjeni vlerën e q kur P = 16,2.3 y është në përpjesëtim të zhdrejtë me katrorin e x. y = 12,8 kur x = 5a Shkruani formulën e varësisë ndërmjet y dhe x.b Gjeni vlerën e y, kur x = 2.c Gjeni vlerën e x, kur y = 5.4 Ndryshorja y është në përpjesëtim të zhdrejtë me ndryshoren x. Tregoni si ndryshon y, kur x:a shumëzohet me 2; b pjesëtohet me 5;c shumëzohet me 0,25; d pjesëtohet me 0,8.5 Ndryshorja y është në përpjesëtim të drejtë me katrorin e x dhe, kur x = 3, kemi y = 27. Llogaritni:a vlerën e y, kur x = 4; b vlerën e x, kur y = 75.6 Nëse a ndryshon ashtu si dhe b dhe a = 6 kur b = 10, gjeni:a vlerën e a kur b = 18;b vlerën e b kur a = 9.7 Numri i njerëzve, n, që duhen për të ndërtuar një mur, është në përpjesëtim të zhdrejtë me kohën t që duhet për të ndërtuar murin.a Duke ditur se 10 njerëz e ndërtojnë murin për 4 orë, gjeni formulën që shpreh varësinë ndërmjet t dhe n.b Sa do t’u duhej 8 njerëzve për ta ndërtuar këtë mur?c Sa njerëz duhen për ta ndërtuar këtë mur në vetëm 20 minuta?Njësitë dhe përpjesëtimet 100100AFTËSI AFTËSINjësitë dhe përpjesëtimet22.3

