Page 106 - Demo
P. 106


                                    102AFTËSI22.5 Rritja dhe zvogëlimi1 Artani ka 350 000 lekë në llogarinë e tij bankare, të depozituara me interes të përbërë prej 4,5%. Eltoni ka 350 000 lekë në llogarinë e tij, të depozituara me interes të thjeshtë 4,7%. Pas 3 viteve, nëse nuk bëhen tërheqje në asnjërën prej llogarive, kush do të ketë më shumë para në llogarinë e tij? 2 Një bankë paguan 4% interes të përbërë. Gjeni shumën e parave në një llogari pas tri vitesh, në qoftë se kapitali fillestar ka qenë 500 000 lekë.3 Makina e Fredit zhvlerësohet me 8% çdo vit. Pas 5 vitesh, ajo vlen 200 000 lekë.a Sa ishte vlera fillestare e makinës?b Sa është përqindja e zhvlerësimit gjithsej përgjatë 4 viteve?c Në qoftë se makina vazhdon të zhvlerësohet me të njëjtën normë, pas sa vitesh ajo do të vlejë më pak se 100 000 lekë?4 Në fillim të 2016, Shqipëria kishte një popullsi prej 2,89 milionë banorësh. Nëse popullsia e Shqipërisë ulet me një mesatare vjetore prej 0,22%, gjeni me përafrim popullsinë në vitin 2021. Përfundimin jepeni me dy shifra pas presjes dhjetore.5 a Numri i klikimeve në një faqe interneti po rritet me raportin 5 : 4 çdo muaj. Në fillim, faqja e internetit kishte 10 000 klikime. Sa klikime kishte ajo pas tre muajsh?b Një tullumbace po fryhet në mënyrë të tillë që vëllimi i saj rritet me raport 6 : 5 çdo sekondë. Në fillim, vëllimi i tullumbaces ishte 5 cm3. Sa do të jetë vëllimi i saj pas 10 sekondash?c Një qilim i lagur po thahet me një normë prej 2 : 5 çdo orë. Në fillim sipërfaqja e lagur mbulonte një hapësirë prej 2 metrash katrorë. Sa do të jetë sipërfaqja e lagur pas 4 orësh?Njësitë dhe përpjesëtimet 102102AFTËSI AFTËSINjësitë dhe përpjesëtimet22.5
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110