Page 107 - Demo
P. 107


                                    10322PËRSËRITJE1 Masa, M, e bakrit është në përpjesëtim të drejtë me vëllimin e tij V.a Duke ditur që 150 cm3 bakër kanë një masë prej 1 344 g, gjeni vlerën e p në formulën M = pV.b Çfarë përfaqëson p?c Gjeni masën e një shufre bakri me rreze 1,5 cm dhe gjatësi 30 cm.d Gjeni vëllimin e një shufre bakri me masë 2,912 kg.2 Koha e një udhëtimi, t (orë), është në përpjesëtim të zhdrejtë me shpejtësinë mesatare, s (km në orë). Kur t = 2,5, s = 48.a Shprehni me formulë varësinë e t nga s.b Llogaritni vlerën e t, kur s = 50.3 Maksi do të depozitojë 20 000 lekë për pesë vjet. Banka e tij ofron dy lloje llogarish. Llogaria 1: interes i thjeshtë 5,25% në vit.Llogaria 2: interes i përbërë 5% në vit. Cila llogari është më me leverdi për Maksin? Tregoni llogaritjet tuaja.4 a Plotësoni pohimet e mëposhtme. E para është plotësuar paraprakisht për ju. i 4 cm { 40 mm ii 6 m { _ cm iii 55 mm { _ cm iv 425 m { _ km v 750 ml { _ litra vi 3,2 kg { _ g vii 3 cm2 { _ mm2 viii 1 500 000 cm2 { _ m2 ix 2,5 m3 { _ cm3 b Kryeni veprimet e mëposhtme dhe jepini përgjigjet në të dyja njësitë matëse. i 3 mm + 4 cm ii 4 km – 555 m iii 3,2 litra + 450 mililitra iv 2 kg – 720 g c i Një autobus niset nga qyteti A në 08:34 dhe arrin në qytetin B në 11:54, duke përshkuar një largesë prej 200 km. Llogaritni shpejtësinë mesatare të autobusit. ii Një hartë që tregon këtë udhëtim ka shkallën 1 : 500 000. Sa e gjatë është rruga nga qyteti A në qytetin B në hartë? Përfundimin jepeni në kilometra dhe metra.5 a Numri i njerëzve të infektuar nga një virus rritet me 7,5% në javë. Sa kohë do të duhet që numri i njerëzve të infektuar të dyfishohet? b Një vaksinë e redukton numrin e pacientëve të infektuar me këtë virus me një normë prej 15% në javë. Në qoftë se 100 000 pacientëve të infektuar u jepet vaksina, sa të infektuar do të ketë pas 15 javësh?Njësitë dhe përpjesëtimet 103 103AFTËSI PËRSËRITJENjësitë dhe përpjesëtimet22
                                
   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111