Page 117 - Demo
P. 117
11310 Detyra shtëpie 10AFTËSI1 Julia e bleu shtëpinë e saj në 2009 për 2 500 000 lekë. Pas dy vitesh, një agjent shitjesh e vlerësoi shtëpinë e saj dhe arriti në përfundimin se vlera e saj ishte rritur me 34%. Gjeni vlerën e shtëpisë së Julias në vitin 2011. 2 Është dhënë drejtëza me ekuacion y = 14x − 2. Pika P me ordinatë 1, gjendet në drejtëz. a Gjeni abshisën e pikës P.b Shkruani ekuacionin e një drejtëze e cila është paralele me drejtëzën e dhënë.3 Gjeni syprinën e një prizmi me bazë trekëndore, prerja tërthore e të cilit është një trekëndësh barabrinjës me brinjë 6 cm dhe lartësia është 5,2 cm. Gjatësia e prizmit është 12 cm. 4 Tabela e mëposhtme jep pikët e 10 studentëve në dy provime të ndryshme të gjuhës frënge.Provimi I 75 64 50 80 45 58 72 63 50 74Provimi II 81 70 52 89 42 62 72 73 48 79a Paraqitini këto të dhëna në një grafik me pika.b Përshkruani korrelacionin që vihet re në këto të dhëna.c Vizatoni një vijë të përafrimit më të mirë dhe përdoreni atë për të vlerësuar pikët e një studenti që mungoi ditën e provimit të parë, por në provimin e dytë mori 55 pikë.5 Përdorni teoremën e sinusit për të gjetur vlerën e q në figurë. Përdorni grafikun e funksionit y = sinx për të gjetur një zgjidhje të dytë. Skiconi të dyja zgjidhjet. 6 Syprina anësore e një cilindri, me rreze r, është e barabartë me syprinën e një sfere, me rreze 2r. Tregoni që lartësia e cilindrit është 8r. Udhëzim: Llogaritni syprinën e sferës me rreze 2r, duke e lënë përgjigjen në funksion të S dhe të r. Bëni të njëjtën gjë për syprinën anësore të cilindrit. Gjeni lartësinë h të cilindrit.32° 4,36,8qDetyra shtëpie 10 113 113AFTËSIDetyra shtëpie 10AFTËSI10

