Page 66 - Demo
P. 66


                                    62AFTËSI14.4 Grafikët e lëvizjes1 Në figurën e mëposhtme paraqitet grafiku rrugë-kohë për udhëtimin që bën Deni nga shtëpia e tij për në qendrën tregtare dhe anasjellas. a Gjeni shpejtësinë e Denit në 10 minutat e para.  Deni kaloi 10 minuta në qendrën tregtare. Më pas, ai u kthye në shtëpi duke udhëtuar me një shpejtësi prej 32 km/orë.b Kopjoni dhe plotësoni grafikun rrugë-kohë.2 Fatosi niset në orën 1 të drekës nga Qyteti A dhe ecën me shpejtësi 6 km/orë për në qytetin B, i cili gjendet 12 km larg.  Në 1:30 të drekës, Xhimi i hipën biçikletës dhe niset nga qyteti B për në qytetin A. Ai mbërrin atje pas gjysmë ore.a Ndërtoni grafikun rrugë-kohë për të dyja udhëtimet.b Gjeni shpejtësinë mesatare me të cilën udhëton Xhimi.c Përdorni grafikun për të gjetur se kur takohen dy shokët gjatë rrugës.3 Ana niset me biçikletë nga shtëpia e saj në Kavajë, për në Durrës (20 km larg). Gjatë gjithë kohës që është në lëvizje, Ana pedalon me një shpejtësi mesatare prej 20 km/orë por, në mes të rrugës, ndalet për të bërë një pushim 15-minutësh. Pasi mbërrin në Durrës, ajo kalon 45 minuta duke u munduar të ndërrojë gomën e shpuar të biçikletës së saj. Meqenëse nuk e ndërron dot, ajo e lë biçikletën e saj në shtëpinë e një shoqeje dhe niset me autobus për në shtëpi. Ana arrin në Kavajë pas 25 minutash.a Ndërtoni grafikun rrugë-kohë për udhëtimin e Anës.b Cilën largesë kishte përshkuar ajo përpara se të bënte pushimin?c Gjeni shpejtësinë mesatare të autobusit në km/orë.0 5 15 10 30 20 25 35 40 4506842koha (minuta)largesa nga shtëpia e Denit (km)Grafikët 1 6262AFTËSI AFTËSIGrafikët 1 14.4
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70