Page 74 - Demo
P. 74
70AFTËSI16.3 Grafikët me pika dhe korrelacioni1 Tabela e mëposhtme jep temperaturën mesatare (në °C) në dy qytete, A dhe B, për çdo muaj gjatë një viti, si dhe numrin e akulloreve të shitura në një supermarket.Muaji Janar Shkurt Mars Prill Maj QershorTemperatura 4,9 5,0 6,2 9,1 11,7 15,0Akullore 15 18 20 52 115 164Muaji Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor DhjetorTemperatura 15,4 17,1 14,4 10,3 7,5 5,3Akullore 200 188 124 80 28 16a Paraqitini këto të dhëna në një grafik me pika.b Përshkruani korrelacionin ndërmjet të dhënave.2 Tabela e mëposhtme jep rezultatet e 10 nxënësve në dy provime.Provimi I 48 65 85 96 75 59 69 84 53 90Provimi II 40 67 74 96 62 54 58 77 65 81a Paraqitini të dhënat në një grafik me pika.b Vizatoni drejtëzën e përafrimit më të mirë dhe përdoreni atë për të gjetur me përafrim numrin e pikëve në provimin II të një studenti, i cili në provimin I ka marrë 73 pikë.3 Në vitin 1929, Edvin Habëll botoi një studim për lidhjen ndërmjet largësisë së një galaksie, matur në megaparsek (Mpc), dhe shpejtësisë me të cilën duket se largohet nga ne, matur në km/s. (Një parsek, njësia matëse e largesave shumë të mëdha, është i barabartë me rreth 3,26 vite dritë. Një megaparsek është i barabartë me një milion parsek.) Më poshtë, jepet një pjesë e të dhënave të tij.Largesa (Mpc) 0,03 0,28 0,62 0,68 0,91 1,05 1,4 1,63 2Shpejtësia (km/s) 50 115 375 200 525 740 750 710 900a i Paraqitini të dhënat në një grafik me pika. ii Përshkruani ndonjë korrelacion që mund të vini re.b i Vizatoni vijën e përafrimit më të mirë.ii Galaksia Saudhërn Pinuil (Southern Pinwheel) gjendet 0,9 Mpc larg. Parashikoni shpejtësinë e largimit të saj nga ne. iii Galaksia Mesiër 106 (Messier 106) largohet prej nesh me një shpejtësi prej 500 km/s. Parashikoni largesën e saj nga ne.c Kuasari 3C 273 largohet prej nesh me një shpejtësi prej 47 000 km/s. A mund të parashikoni largesën e tij nga ne? Argumentoni përgjigjen tuaj. Përpunimi i të dhënave 2 7070AFTËSI AFTËSIPërpunimi i të dhënave 2 16.3

