Page 96 - Demo
P. 96


                                    AFTËSI20.5 Probabiliteti me kusht1 Beni dhe Kujtimi bëjnë dy lojëra tenisi. Probabiliteti që Beni të fitojë ndaj Kujtimit një lojë është 0,55. Gjeni probabilitetin që Beni të fitojë të paktën një lojë.2 Lulit i ofrohet nga një biskotë nga dy pako biskotash. Në pakon e parë ka 6 biskota me çokollatë dhe 4 të thjeshta. Pakoja e dytë ka 5 biskota me çokollatë dhe 10 të thjeshta. Luli zgjedh rastësisht një biskotë nga secila pako. Llogaritni probabilitetin që biskotat e zgjedhura të kenë shije të ndryshme. 3 Irena duhet të bëjë një testim që ka tri pyetje. Secila nga pyetjet ka nga 5 pesë përgjigje të mundshme. Irena i zgjedh përgjigjet e pyetjeve rastësisht. Në mënyrë që të kalojë testimin, Irena duhet t’u jetë përgjigjur saktë të paktën 2 pyetjeve.a Sa është probabiliteti që Irena t’i përgjigjet saktë një pyetjeje?b Vizatoni një diagram pemë që tregon të gjitha rezultatet e mundshme.c Gjeni probabilitetin që Irena ta kalojë testimin.4 Tabela e mëposhtme jep informacion për mësuesit e një shkolle.≤ 5 vite punë në shkollë > 5 vite punë në shkollëMeshkuj 20 30Femra 15 10a Drejtori dërgon dy mësues të zgjedhur rastësisht për të marrë një çmim që nderon shkollën. Ai zgjedh një mësues mashkull dhe një mësuese femër. Llogaritni probabilitetin që të dy të kenë punuar për ≤ 5 vite në shkollë.b Më pas ai vendos të zgjedhë rastësisht një mësues ndër ata me ≤ 5 vite punë në shkollë dhe një tjetër ndër ata me > 5 vite punë në shkollë. Llogaritni probabilitetin që të dy mësuesit e përzgjedhur rastësisht të jenë meshkuj.5 Probabiliteti që Eva të hajë mëngjes është 0,4. Në qoftë se Eva ha mëngjes, probabiliteti që ajo të vonohet për në shkollë është 0,3. Në qoftë se Eva nuk ha mëngjes, probabiliteti që ajo të vonohet për në shkollë është 0,1.a Vizatoni një diagram pemë që të tregoni të gjithë rezultatet.b Gjeni probabilitetin që në një ditë të rastësishme, Eva nuk do të shkojë vonë në shkollë.9292AFTËSI AFTËSIProbabiliteti i ngjarjeve të kombinuara 20.5
                                
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100