Page 97 - Demo
P. 97
20PËRSËRITJE 1 Eli hedh njëkohësisht tri monedha.a Renditni të gjithë rezultatet e mundshme të këtij eksperimenti.b Gjeni probabilitetin që tri monedhat e hedhura të tregojnë: i tre lekë; ii një lek dhe dy stema.2 Për të filluar lojën, një lojtari duhet t’i bien dy gjashta pas hedhjes së dy zareve të rregullta.a Kur lojtari hedh një zar të rregullt, sa është probabiliteti që të mos bjerë gjashtë?b Vizatoni një diagram pemë për të treguar dy ngjarjet “bie gjashtë” dhe “nuk bie gjashtë” për secilin nga dy zaret.c Llogaritni probabilitetin e rënies së të paktën një gjashte pas hedhjes së dy zareve.d Llogaritni probabilitetin e rënies së dy gjashtave pas hedhjes së dy zareve.3 Një çantë ka 4 topa të kuq dhe 6 të zinj. Maksi nxjerr rastësisht nga çanta një top, shënon ngjyrën e tij dhe e vë përsëri në çantë. Më pas, ai nxjerr edhe një top tjetër.a Gjeni probabilitetin që ai të ketë nxjerrë: i një top të kuq në nxjerrjen e parë dhe një të zi në të dytën; ii dy topa të kuq njëri pas tjetrit.b Çfarë mund të thoni për ngjarjet “një top të kuq në nxjerrjen e parë” dhe “një top të zi në nxjerrjen e dytë”?c Në qoftë se topi i nxjerrjes së parë nuk rivendoset në çantë para se të bëhet nxjerrja e dytë, çfarë mund të thoni për ngjarjet “një top të kuq në nxjerrjen e parë” dhe “një top të zi në nxjerrjen e dytë”? Shpjegoni përgjigjen tuaj.93 93AFTËSI PËRSËRITJEProbabiliteti i ngjarjeve të kombinuara 20

