Page 10 - Demo
P. 10


                                    Porta e luanëve në Mikenë1Mjedisi gjeografik dhe origjina e grekëveMjedisi ku helenët krijuan qytetërimin e tyre ka ndryshuar në mënyrë periodike, sipas etapave të zhvillimit të tyre historik. Greqia antike përfshinte: Greqinë kontinentale, Greqinë ishullore dhe Greqinë aziatike.Malet, vargmalet dhe degëzimet e tyre shkaktonin një copëtim të Greqisë, sidomos në pjesën kontinentale, duke e ndarë atë në shumë krahina të izoluara midis tyre. Argjilat dhe mineralet e nëntokës greke krijuan kushte të favorshme për zhvillimin e hershëm të zejtarisë. Fushat ishin të pakta dhe bujqësia mund të zhvillohej vetëm në një të tretën e tokave. Elementi që luante rolin më të rëndësishëm në jetën ekonomike e sociale të grekëve ishte deti, i pranishëm në çdo skaj të vendit. Si rrjedhojë, ata u bënë lundërtarë e tregtarë të zotë. Grekët e vjetër ditën të shfrytëzonin të gjitha mundësitë që u ofronte mjedisi përreth, prandaj dhe u bënë nismëtarë të progresit historik botëror në antikitet.Popullsia helene, në ndryshim nga ajo e vendeve të Lindjes së Lashtë, ishte homogjene. Helenët përbëheshin nga katër fise: akeasit, jonët, eolët dhe dorët.Këto fise, në mijëvjeçarin II pr.K., erdhën valë-valë nga viset përtej Danubit dhe u vendosën në Gadishullin e Ballkanit, si dhe në pellgun e detit Egje, duke i populluar ata. Nga emri “helenë”, edhe territori ku u vendosën, u quajt %u bë Athina, e akejve, Mikena, e eolëve, Eolida dhe e dorëve, Sparta.Qytetërimi i Kretës dhe i MikenësNë mijëvjeçarin III-II pr.K., para ardhjes së fiseve helene, në territorin e Evropës Juglindore, me qendër në ishullin e Kretës, u zhvillua një qytetërim shumë i lartë, që njihet si qytetërimi minoik, sipas emrit të mbretit legjendar Minos.Qytetërimi i Kretës minoike u përket fiseve që historianët e vjetër i identifikojnë si pellazgë. Kretasit janë dalluar si lundërtarë dhe tregtarë të zotë. Qytetërimi i tyre arriti kulmin në shekujt XVI-XV pr.K. Në këtë hark kohor, siç pohojnë historianët e vjetër, Herodoti e Tuqiditi, Kreta ishte bashkuar në një shtet të vetëm nën sundimin e mbretit të qytetit Knos, duke u vendosur në një rang me shtetet e tjera të mëdha, si: Egjipti, Mesopotamia etj. Qytetërimi i Kretës, që zgjati për rreth 1000 vjet, e që u ndërpre për shkak të një katastrofe natyrore dhe sulmit të fiseve akeje, nuk u zhduk tërësisht, por u Tema 1 Qytetërimi i lashtë grekGrmicëhistorikeNga bota greke kemi trashëgimi ndër të tjera, edhe fjalën \tregon për shkencën që merret me organizimin dhe administrimin e shtetit, por edhe me zgjedhjen e qeverive dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën publike.8
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14