Page 100 - Demo
P. 100


                                    2Motori me avull. Skicë1Tema 8 Revolucioni Industrial dhe ndikimi i tij mbi shoqërinë evropianeGrmicëhistorikeDisa konsiderata të përgjithshmeGjatë viteve 1789-1850, Revolucioni Industrial pati një ndikim aq të thellë e shndërrues në jetën evropiane, saqë mund të krahasohet pa dyshim me Revolucionin Francez. Në vendet e Evropës Perëndimore pati ndryshime themelore në mënyrën dhe mjetet e jetesës së njerëzve. Me Revolucion Industrial kuptojmë një sërë zhvillimesh që ndodhën gjatë shekullit XVIII dhe XIX në Angli, dhe deri në shekullin XX në gjithë Evropën. Në thelb, Revolucioni Industrial është zëvendësimi i makinerive të vëna në veprim me forcën e krahut, me makineri të drejtuara me energjinë e ujit ose të avullit. Ky zëvendësim u shoqërua me ndryshime edhe në mënyrën e organizimit të prodhimit. Ndryshimi në manifakturën tekstile u shoqërua me një rritje të prodhimit dhe me ndryshimin e jetës së punëtorëve. Një emigrim masiv i popullsisë çoi në lindjen e qyteteve të reja dhe zgjerimin e qyteteve të vjetra. Përveç industrisë tekstile, në Revolucionin Industrial në Angli, një rol kyç luajtën edhe minierat e qymyrgurit dhe industria e prodhimit të metaleve. Përmirësimi i procesit të shfrytëzimit të rezervave të qymyrit të Britanisë, si një burim parësor i energjisë, dhe përpunimi i hekurit, si materiali kryesor në ndërtimin e makinerive dhe mjeteve të punës, qenë dy tregues të rëndësishëm të përparimit teknologjik.Rritja e popullsisëShumë më përpara se Revolucioni Industrial të sillte një shndërrim të tillë të shoqërisë evropiane, rritja e popullsisë e ndryshoi rrënjësisht mënyrën e jetesës tradicionale të Evropës. Veçanërisht pas vitit 1750, popullsia e pjesës më të madhe të vendeve evropiane filloi të rritet me shpejtësi. Për Evropën në tërësi, në periudhën mes viteve 1800-1900, popullsia u dyfishua. Shkaqet e kësaj rritjeje të shpejtë kanë të bëjnë me përmirësimin e higjienës, përparimin e mjekësisë dhe rritjen e furnizimeve ushqimore. Ndikuan pozitivisht edhe hapja e tokave të reja, përmirësimet e arritura në ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, si dhe mungesa e luftërave civile dhe fetare, si ato të shekullit XVII.Një nga produktet që i kushtohet Revolucionit Industrial është edhe anestezia. Përpara shpikjes së saj, zgjidhja kur duhej hequr ndonjë dhëmb apo prerë një gjymtyrë ishte që të lidhej pacienti dhe t’i jepeshin substanca si alkool apo opium. Oksidi i nitratit ishte zbuluar në fillimet e 1800-ës, por përdorej kryesisht në shfaqje për të shkaktuar të qeshura dhe dëfrim te spektatorët. Rastësisht, një dentist zbuloi se marrja e kësaj substance eliminonte dhimbjet gjatë heqjes së dhëmbëve dhe, më pas, kjo procedurë filloi të zbatohej në masë në operacione të ndryshme.Puna në fabrikë në shek. XVIII. Ilustrim98
                                
   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104