Page 101 - Demo
P. 101
Tematika IVPamja e një fushe në Angli.Pikturë e Xh. Lamber, 17333Revolucioni Industrial në Britaninë e MadheRevolucionit Industrial në Anglinë e shekullit XVIII i parapriu Revolucioni Bujqësor. Pronarët e mëdhenj (landlordët) nisën procesin e “rrethimit\“gardhimit” të sipërfaqeve tokësore dhe të kthimit të tokave bujqësore në kullota. Ky proces ndikoi negativisht mbi mijëra fermerë të vegjël, të cilët u nxorën forcërisht prej shtëpive dhe tokave të tyre. Disa prej këtyre të shpërngulurve u detyruan të kërkojnë punësim në qendrat e reja industriale dhe në këtë mënyrë ushqyen me krahë të lirë pune Revolucionin Industrial. Përveç burimeve të materialeve të papërpunuara, të nevojshme në procesin e fabrikimit (qymyri dhe hekuri), Britanisë i duhej edhe tregu, i cili do të përthithte mallrat e prodhuara. Në fakt, anglezët kishin një flotë të kahershme anijesh tregtare dhe një perandori të madhe koloniale, e cila rritej vazhdimisht. Duke sunduar detet, Anglia u bë qendra e tregtisë botërore. Një parakusht tjetër i industrializimit qe edhe gatishmëria e kapitaleve për investime në makineri dhe fabrika. Britania kishte një sistem bankar dhe lehtësira kreditimi, të cilat ishin mjaft të zhvilluara dhe shumë më të zhdërvjellëta sesa ato të homologëve në kontinent.Shpikja e parë e rëndësishme, që u krye në vitin 1733 ishte çikriku fluturues, që u pasua nga makina tjerrëse, e quajtur “Xheni”, dhe solli përshpejtimin e procesit të tjerrjes. Makineritë pasuese që përdornin avullin apo ujin, e zhvendosën procesin prodhues në punishte ose fabrika. Teknologjia e re filloi të përdorej në Britani edhe në dy industri të tjera të rëndësishme: në minierat e qymyrgurit dhe në metalurgji. Në fillim të viteve 1800 ekzistonin tashmë të gjitha elementet thelbësore për zhvillimin e një revolucioni teknologjik. E vetmja nevojë e madhe ende e pazgjidhur ishte transporti i shpejtë dhe efikas, që do të lejonte lidhjen Anija me avull “Calhoun”4Lokomotiva e parë me avull, e ndërtuar nga Xhorxh Stefenson599

