Page 102 - Demo
P. 102


                                    6Revolucioni Industrial në Angli. Ilustrime të gjithë faktorëve prodhues në një strukturë të vetme. Ndërtimi i një sistemi kanalesh komunikuese e lehtësoi mjaft lëvizjen e mallrave nga një pjesë e Anglisë në tjetrën dhe shkurtoi në mënyrë drastike shpenzimet e transportit. Por do të ishte lindja e hekurudhave më 1830 dhe 1840, ajo që do të mundësonte shpërndarjen e shpejtë të materialeve, karakteristikë e shoqërive moderne industriale. Lokomotiva me avull bëri të mundur realizimin e lidhjeve hekurudhore masive. Ndërtimi i një linje të re mes Liverpulit dhe Mançesterit, në vitin 1830, shënoi fillimin e vërtetë të sistemit hekurudhor dhe përfundimin e fazës së parë të Revolucionit Industrial. Filloi një fazë e dytë e lidhur me revolucionin e mjeteve të transportit, që për dhjetëra vite do të ndikonte fuqimisht në të gjithë botën. Pothuajse në një kohë me lokomotivën, erdhën risitë e transportit ujor. Në vitin 1807 u shpik anija e parë me avull. Kalimi i parë i Atlantikut me një anije me avull u bë më 1819 dhe, nga fundi i shekullit XIX, anija me avull triumfoi plotësisht mbi anijen me vela.Pasojat shoqërore të Revolucionit IndustrialRevolucioni teknologjik dhe ai i organizimit të prodhimit u shoqëruan me pasoja të jashtëzakonshme shoqërore. Shumë shpejt u zhvillua klasa borgjeze dhe lindi proletariati i ri qytetar. Rritja e jashtëzakonshme e disa qyteteve të rëndësishme industriale ndodhi në gjysmën e parë të shekullit XIX. Edhe qytet-portet u zhvilluan kryesisht në saje të tregtisë, ndërsa qendrat e vjetra administrative u rritën në varësi të marrjes nga ana e qeverive të më shumë përgjegjësive. Rritja e Parisit dhe e Londrës gjatë shekullit XIX, ka të bëjë kryesisht me rritjen e tregtisë, lehtësive bankare dhe me shumëfishimin e personelit administrativ. Për pasojë, filloi të ndryshojë edhe përqindja e popullsisë qytetare në raport me atë fshatare. Në vitin 1850, mbi 50% e popullsisë britanike jetonte në qytete. Gjermania e kaloi këtë prag më 1900, kurse Franca më 1930.Një faktor tjetër që lidhet me suksesin e Revolucionit Industrial në Britaninë e Madhe, ishte ndikimi në rritje i doktrinës së liberalizmit ekonomik, e cila propozonte lirinë gjithnjë në rritje të prodhuesve, nga kufizimet dhe kontrolli qeveritar. Adam Smith (1723-1790), në veprën e tij Wealth of Adam Smith 7100
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106