Page 103 - Demo
P. 103


                                    Tematika IVNations (Pasuria e kombeve), propozoi një “sistem të lirisë natyrore”, ku qeverisë i hiqej e drejta për të rregulluar jetën ekonomike. Funksioni parësor i saj, sipas Smithit, ishte që të garantonte kushtet konkurrenciale, pasi vetëm brenda një kuadri të tillë do të arrihej që interesat vetjakë të individit të vepronin për të mirën e përgjithshme. Revolucioni i Dytë Industrial: Epoka e industrializimitMes dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, fillon në të vërtetë epoka bashkëkohore. Në këtë periudhë u përvijua një formë e re e shoqërisë: shoqëria industriale, ku industria, si sistem prodhues, jo vetëm bëhet burim themelor i pasurisë dhe i fuqisë, por përshtat thellësisht mënyrat e jetesës, sjelljet shoqërore e politike dhe marrëdhëniet mes shteteve. Së bashku me shoqërinë industriale, triumfon si përbërës thelbësor i saj, revolucioni shkencor. Por proceset e shkaktuara ose të lidhura me lindjen dhe zhvillimin e shoqërisë industriale, kanë qenë procese të dhimbshme. Pasoja themelore për botën ishte ndarja e saj në dy hapësira të mëdha, njëra mbizotëruese (vendet që zotëronin koloni), dhe tjetra e zotëruar (vendet koloniale). Këto të fundit do të kthehen gradualisht në furnizues me lëndë të para e ushqimore dhe me krahë pune për shoqëritë koloniale. Kemi të bëjmë me një nënshtrim ekonomik dhe politik të gjithnjë e më shumë territoreve të reja ndaj shteteve industrialisht më të zhvilluara. Kontinente të tëra, si Afrika dhe pjesa më e madhe e Azisë, u detyruan të futen në rrugën e kolonizimit, prej të cilit zuri fill një histori e re.• Çfarë kuptohet me Revolucion Industrial?• Pse Anglia u bë atdheu i Revolucionit Industrial?• Shpjegoni arsyet pse filloi rritja e popullsisë së Evropës pas mesit të shekullit XVIII.• Ndërtoni një skemë të industrive që u përfshinë nga Revolucioni Industrial.• Pse Revolucioni Industrial ndahet në dy faza? Ku dallojnë ato?• Cilat janë pasojat e Revolucionit Industrial?• Shpjegoni me fjalët tuaja doktrinën e liberalizmit ekonomik.Verifikoni njohuritëMakina \model T, prodhim i vitit 19088Mendo si historian: Duke hulumtuar burime të ndryshme, identifikoni tiparet e tregut botëror që mori jetë, i stimuluar nga zhvillimet e Revolucionit të Dytë Industrial.Hulumtoni dhe diskutoni101
                                
   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107