Page 104 - Demo
P. 104


                                    1Tema 9 Perandoria Osmane si model i shpërbërjes së perandorisë shumëkombësheGrmicëhistorikeKëshilltari personal i sulltanit, Koçi beu nga Mborja e Korçës, bëri një traktat ku analizonte shkaqet e së tatëpjetës së Perandorisë Osmane. Spahinjve u mungonte dëshira për të marrë pjesë në luftë, në administratën shtetërore mbretëronte ryshfeti. Shitja e posteve dhe e detyrave qeveritare ishte bërë një praktikë e përgjithshme. Klasat e pasura jetonin në luks, ndërsa gjendja e popullit të thjeshtë ishte përkeqësuar ndjeshëm.Sulltan Selimi IIIKriza e sistemit feudal-ushtarak dhe përpjekjet për kapërcimin e sajSipërfaqja e perandorisë në shek. XVI ishte 6 milionë km2, me një popullsi prej 25 milionë banorësh. Veç turqve, aty bënin pjesë: arabë, irakianë palestinezë, libianë, sirianë, bullgarë, shqiptarë, maqedonas, trakas, grekë, boshnjakë, hercegovinas etj. Shteti osman ishte një burg popujsh.Që nga gjysma e dytë e shek. XVI filluan të shfaqen shenjat e para të krizës, me ndryshime në fushën e pronësisë, në fushën ushtarake dhe në marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore. Në fushën e pronësisë, feudalët me forma të ndryshme po e kthenin pronën e kushtëzuar në pothuajse pronë private, duke krijuar çifligun privat. Qëkur filluan disfatat në konfliktet ushtarake, të gjitha kategoritë ushtarake filluan të përqendroheshin më shumë te çifligjet dhe te tregtia e zejtaria. Kështu, shumë zotërime mbetën pa zot. Një feudal që mund të kishte 10-15 zotërime, paraqitej në luftë me forcat e vetëm një zotërimi. Shteti u detyrua të zbatojë mobilizimin e përgjithshëm ushtarak me rrogë. Por, në kushtet e mungesës së fitimeve nga lufta, shteti u detyrua të rriste taksat. Taksat e jashtëzakonshme, të cilat më parë mblidheshin një herë në 4-5 vjet, u bënë të përvitshme. Për kapërcimin e kësaj krize u bënë disa orvatje. Në fillim u mendua të kthehej sistemi i timarit, si në kohën e sulltan Sulejman Madhështorit. Më pas u kalua në likuidimin e sistemit të timarit, duke i dhënë qytetarinë çifligut. Që në vitet ’30-’40 të shek. XVIII u bënë orvatje për përgatitjen e ushtrisë sipas artit luftarak evropian, nën drejtimin e ekspertëve të huaj ushtarakë. Këto masa nuk e ndryshuan gjendjen.Sulltan Selimi III dhe Mahmuti II, duke reformuar ushtrinë dhe administratën, u përpoqën t’i jepnin shtetit një pamje evropiane. Gjatë periudhës 1839-1870 u zbatuan Reformat e Tanzimatit, ku përfshiheshin disa ide të Revolucionit Francez. Si rezultat i presionit nga populli dhe dëshirës për të mos mbetur prapa Fuqive të Mëdha, më 23 dhjetor 1876 u miratua kushtetuta e parë në historinë e perandorisë. Ai ishte një dokument i rëndësishëm politik i shtetit osman, pavarësisht kufizimeve dhe jetës relativisht të shkurtër që pati. Në 102
                                
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108