Page 105 - Demo
P. 105


                                    Tematika IVKarajorgji 2 Millosh Obrenoviçi 3të shpallej parimi i lirive të njeriut dhe barazia e të gjithë nënshtetasve pa dallim besimi, paprekshmëria e pronës dhe e banesës, proporcionaliteti i taksave me gjendjen ekonomike, liria e shtypit dhe arsimi fillor i detyruar. Kushtetuta kishte disa kufizime: deputetët zgjidheshin nga populli, kurse senatorët nga sulltani; sulltani kishte të drejtë të eliminonte personat e padëshiruar. Që në krye të Kushtetutës shpallej se, Perandoria Osmane ishte një dhe e pandarë. Ky nen u priste rrugën aspiratave për pavarësi që ziennin nën çatinë osmane. Gjatë epokës së gjatë të krizës, shteti osman u trondit nga disa revolta dhe kryengritje, si ajo e Stambollit, nën drejtimin e shqiptarit Patrona Halili (1730).Në ndeshjet me fuqitë e tjera evropiane, shteti osman filloi të humbiste disa territore. Në vitet '70 të shek. XVII, sulltani i lëshoi Polonisë 2/3 e Ukrainës, kurse Rusisë, Kievin dhe bregun e majtë të Ukrainës. Austria mori gjithë territorin e Hungarisë, Transilvaninë dhe Slloveninë. Venediku i shkëputi Morenë dhe 6 kështjella në Dalmaci dhe disa ishuj në Arqipelag (26 janar 1699). Rusia i mori territoret pranë detit Kaspik (1724). Shteti osman humbi Hanin e Krimesë dhe disa territore rreth lumenjve Burdo e Dniepër, Dniestër e Azovin (1774). Perandoria Osmane u godit gjithashtu nga lëvizje separatiste me elemente nacionale nga Ballkani, ku veçojmë luftën e Ali Pashë Tepelenës dhe të Bushatllinjve të Shkodrës.Shtetet e reja të krijuara në shek. XIX-XXFillimi i shek. XIX ishte agimi i lëvizjeve kombëtare të popujve të Ballkanit për formimin e shteteve të pavarura nacionale. Në Greqi, në drejtimin e Shoqërisë së Miqve (Filiqi Eteria), u zhvillua Revolucioni grek (1821-1827), që detyroi faktorin ndërkombëtar t’i propozojë sulltanit krijimin e një shteti grek autonom brenda shtetit osman. Më vonë, u kalua nga autonomia në pavarësi, megjithëse mjaft territore mbetën jashtë (1833). Mehmet Aliu nga Zëmblaku i Korçës, qeveritar i Egjiptit, u përpoq të krijonte një shtet të pavarur modern egjiptian. Kjo bëri që ai të hyjë në konflikt me pushtetin qendror. Pas një lufte 10-vjeçare, më 1841 nisi rrugën shteti i pavarur egjiptian. Mehmeti dhe i biri Ibrahimi, me ndihmën e specialistëve të huaj, kryesisht francezë, krijuan një shtet modern egjiptian.Masakrimi i disa udhëheqësve serbë (në janar 1804) shënoi fillimin e Revolucionit serb, udhëhequr nga Karajorgji. Në fund të tij (1814), Fuqitë e Mëdha e detyruan sulltanin ta njihte Millosh Obrenoviçin si princ të parë të Serbisë autonome. Gjendja e autonomisë vazhdoi deri në vitin 1878. Në mbarim të luftës ruso-turke, traktati i Shën Stefanit e shpalli shtet të pavarur, duke përfshirë edhe krahinën e Nishit, kurse në Kongresin e Berlinit mori edhe krahinat e Pirotit e Vranjës. 103
                                
   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109