Page 107 - Demo
P. 107


                                    Tematika IV6Ismail Qemali me patriotë të tjerë, në përvjetorin e parë të shpalljes së Pavarësisëkompromis, sipas të cilit Bosnjë-Hercegovina do të kalonte nën sundimin austriak. Ky kompromis u sanksionua nga Kongresi i Berlinit.Nga mesi i shek. XIX lindi dhe u zhvillua Rilindja maqedonase. Përveç veprimtarisë kulturore, u kalua edhe në luftën e armatosur me parullë “Maqedonia për maqedonasit”. U krijuan çeta dhe komitete vullnetare. Në krye ishte Goce Dolçev, i cili synonte një Maqedoni të pavarur. Meqenëse Maqedonia nuk ishte njësi administrative e veçantë, zgjidhja e çështjes maqedonase prekte edhe tokat shqiptare.Paksa vonë në krahasim me lëvizjet për pavarësi të lartpërshkruara, më 28 nëntor 1912 u shpall pavarësia e Shqipërisë. Vonesa lidhej me faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Ndër ta, dallohej fakti që grupe shoqërore të lidhura me shtetin dhe fenë islame nuk e donin shkëputjen nga Perandoria Osmane, si dhe fakti që shqiptarët nuk gjetën mbështetjen e një fuqie të madhe evropiane.• Evidentoni shenjat e krizës së feudalizmit ushtarak osman.• Cilat janë disa nga përpjekjet e ndërmarra për të dalë nga kriza?• Tregoni në hartë shkëputjet territoriale gjatë shekujve XVII-XVIII.• Bëni një skemë të formimit të shteteve të reja kombëtare.• Krahasoni feudalizmin ushtarak osman me atë perëndimor.• Argumentoni pse kushtetuta e parë turke ishte një dokument përparimtar për kohën.Verifikoni njohuritëMendoni në mënyrë kritike: Kush ishte faktori vendimtar në shpalljen e shteteve të pavarura: faktori i brendshëm apo ai i jashtëm?Hulumtoni dhe diskutoni105
                                
   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111