Page 108 - Demo
P. 108


                                    1 Xhuzepe MaciniTema 10 Bashkimi i ItalisëGrmicëhistorikeRestaurimi dhe Rilindja Kombëtare ItalianeGjatë epokës napoleoniane, Italia u sundua nga francezët. Kongresi i Vjenës e ndau Italinë në mbretëri të vogla, shtete dhe dukate. Austria kontrollonte krahinat e Lombardisë dhe Venetisë në veri, ndërsa Modena dhe Toskana sundoheshin nga anëtarë të Shtëpisë Habsburge. Familja Burbone sundonte Mbretërinë e Dy Sicilive në jug. Shtetet qendrore qeveriseshin nga Papa. Revolucioni francez dhe idetë e iluminizmit i shërbyen rritjes së ndërgjegjes kombëtare të italianëve duke nxitur fillimin dhe rritjen e lëvizjes për çlirimin e zonave të pushtuara, si dhe bashkimin e gjithë tokave italiane në një shtet të vetëm. Pas vitit 1815, intelektualët italianë formuan shoqëri të fshehta për të mbajtur gjallë ëndrrën e tyre për pavarësi. Lëvizja për bashkimin e Italisë u njoh me emrin Rilindje (Risorgimento). Udhëheqësit e Rilindjes Italiane organizuan një numër kryengritjesh gjatë viteve 1820 dhe 1830. Asnjëra prej këtyre kryengritjeve nuk pati sukses të plotë. Pas këtij dështimi të parë, në shtetet italiane u konsoliduan dy alternativa të ndryshme politike dhe ideologjike, të cilat shkëputeshin nga tradita paraardhëse: së pari, prirja unitare, republikane e demokratike; së dyti, prirja liberale e moderuar, që synonte reformat institucionale në shtetet e veçanta dhe që besonte në një konfederatë të ardhshme midis shteteve më të mëdha italiane.Xhuzepe Macini (Giuseppe Mazzini) ishte krijues i grupit të quajtur “Italia e re”. Ai u përpoq t’u kujtonte italianëve lavdinë e shkuar të historisë së tyre. Programi i tij përmblidhej në formulën që e përcaktonte Italinë si “një të vetme, të pavarur, të lirë dhe republikane”. Mendimi i tij politik mori gradualisht përmasat e një besimi fetar, humanist dhe edukues kombëtar, i përfshirë në frymën e lirisë. Prirja e dytë politike, reformizmi liberal, mori ngjyrime të ndryshme. Rryma e parë mes reformistëve ishte Shkolla e Moderuar, së cilës i përkisnin Çezare Balbo (Cesare Balbo, 1789-1853), Masimo d’Axelio (Massimo d’Azeglio, 1798-1866) dhe Xhakomo Durando (Giacomo Durando, 1807-1894). Këta mbështesnin një shndërrim gradual, në marrëveshje me sovranët, dhe lindjen e një federate italiane, që do të respektonte shtetet më Përpara se Italia të bashkohej, më 1861, ajo përbëhej nga shtete të pavarura, secili me një gjuhë të vetën. Ndonëse këto dialekte kishin rrënjën latine të përbashkët me italishten standarde, ato njiheshin si gjuhë të pavarura. Pas bashkimit, si gjuhë zyrtare u vendos dialekti italian i rajonit të Toskanës (gjuha e shkruar e Dantes dhe Petrarkës). Më pak se 2,5% e popullsisë mund ta flisnin këtë gjuhë në çastin e bashkimit. 106
                                
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112