Page 109 - Demo
P. 109


                                    Tematika IVtë mëdha të gadishullit, pa pretenduar bashkimin në një shtet të vetëm. Vend të veçantë zë edhe prifti piemontez Vinçenco Xhoberti (Vincenzo Gioberti, 1801-1852), autori i një shkrimi që përmbante tezat themelore të lëvizjes ideologjike, që mori emrin e neoguelfizmit, d.m.th. të përkrahësve të rinj të një konfederate të shteteve italiane nën kryesinë e Papës.Kundërshtar i neoguelfistëve, por edhe i prirjeve të moderuara piemonteze, ishte liberalizmi demokratik lombard, i kryesuar nga Karlo Kataneo (Carlo Cattaneo, 1801-1869). Përparimin e Italisë ai e konceptonte si fryt i zellit në punë, inteligjencës dhe shkencës. Pikëpamjet e Kataneos mbi federalizmin italian dalloheshin nga ato të federalizmit neoguelf dhe të moderuar, sepse ishin të lidhura pikërisht me idetë demokratike dhe republikane. Republikanizmi i Kataneos dallohej nga ai macinian, sepse ishte i lidhur me idetë federaliste.Bashkimi kombëtar italian lindi fillimisht si ide dhe program politik, ndërsa më vonë filloi të ndihej si nevojë ekonomike.Etapa e parë e bashkimit dhe roli i Mbretërisë së PiemontitBashkimi i Italisë ka kaluar nëpër tri etapa kryesore, kushtëzuar nga rrethanat e brendshme politike italiane dhe nga ngjarjet ndërkombëtare. Faza e parë lidhej me zhvillimet revolucionare evropiane të viteve 1848-1849. Triumfi fillestar i revolucionit dhe dështimi vijues i lëvizjeve për liri dhe për kombe të lira në Evropë, kushtëzoi edhe disfatën e Luftës së Parë për Pavarësinë e Italisë.Kjo disfatë tregoi se fjalët e zjarrta, mendimet fisnike dhe patriotët e shquar nuk ishin të mjaftueshëm për të sjellë pavarësinë. Italia kishte nevojë për ushtarë të stërvitur dhe aleatë të fuqishëm për të luftuar austriakët, zotërues të situatës politike në Itali. Njeriu që e kuptoi më mirë këtë ishte konti Kavur (Camillo Benso di Cavour, 1810-1861), kryeministër i Mbretërisë së Piemontit, që sundohej nga Shtëpia e Savojës. Kavuri ishte politikan i matur dhe praktik. Ai ishte një fisnik liberal që admironte sistemin parlamentar britanik, zhvillimin e teknikës industriale dhe lirinë e aktivitetit ekonomik. Macini pati bërë thirrje për një kryengritje masive, ndërsa Kavuri e dinte se “Italia e Re” dhe grupet e tjera nacionaliste nuk mund ta mposhtnin ushtrinë austriake. Ai mendonte që rolin udhëheqës në çlirimin e Veriut të Italisë duhet ta merrte Mbretëria e Sardenjës.2 Masimo d’Azelio Xhakomo Durando 3Kamilo Benso, kont i Kavurit4107
                                
   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113